Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën.

Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj dhe është mjaft efikas kundër kollës.

Përbërësit:

• 4 gota ujë

• Çerek filxhan çaji me xhenxhefil të grirë

• Çerek filxhan çaji me lule kamomili

• 1 lugë gjelle kanellë pluhur• Çerek filxhan çaji lëng limoni

• Një filxhan çaji mjaltë

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe hidhni në të ujin dhe erëzat e thata.

Sapo të marrë uji valë, uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë në temperaturë mesatare deri sa i gjithë volumi i shurupit të përgjysmohet.

Më pas lëngun me erëza kullojeni në një napë të pastër pambuku.

Ndërkohë që uji është i ngrohtë, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Shurupin mund ta ruani në një enë qelqi në frigorifer për dy muaj.

Në bazë të simptomave, fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji nga ky shurup, ndërsa të rriturit një lugë gjelle, raporton agroweb.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

Sipas të dhënave, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Kanella lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

Ai, bashkë me kamomilin qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here