Nga Kristo Kauri

Mbare njerezimi i detyrohet shume Greqise se lashte ! Tek Ajo mbeshteten hapat e para te njerezimit ne shume sektore te jetes, si ne gjuhe, politike, arsim, shkence, demokraci, ……

Le t’i permendim keto shkurtimisht:

  1. Ishte atdheu i historianit te pare te njohur boterisht. Irodoti ( 484 P.K) eshte i njohur si babai i historise.
  2. Eshte atdheu i matematikanit te pare te njohur boterisht. Thali i Milisiut i njohur dhe si nje nga dijetaret e pare te Greqise se lashte. Eshte atdheu i Pitagores ( nga ishulli i Samos) .Teoria e Thalit dhe teorema e Pitagores jane te njohura ne gjithe boten. Teorema e Pitagores zbuloi fjalen “matematika” qe ka kuptimin” ajo qe mund te mesohet”.
  3. Perben themelin e mendimit filozofik perendimor.

Pitagora eshte krijuesi i fjales “filozofi”, qe ka kuptimin “dashuri per dijen ‘. Nga Sokrati, Platoni, Aristoteli..greket e lashte zbuluan nje fushe te re kerkimi, diskutimi, bashkebisedimi per dijen, aftesite dhe mundesite e njeriut per te njohur fenomenet, natyren dhe veten.

  1. Nga Greqia e lashte vjen kuptimi i fjales “ Demokraci” “forca e popullit”

Demokracia lindi ne Athine ne shekullin e 7-te P.K. Filozofi Solonos formuloi dhe ndertoi modelin e shtetit , ligjeve, normave, ne organizimin dhe funksionimin e tij. I dha pushtet dhe force shumices se popullit, por pa nenvleresuar rolin dhe kondributin e pakices. Cdo athinas kishte te drejten e votes dhe te drejten e zgjedhjes se deputetit qe deshironte.

  1. Per here te pare u krijua modeli i organizimit te gjyqit me deshmitare. Mund te vinin deri dhe njemije deshmitare ne gjyq, me synim qe vendimet t’i afroheshin sa me shume te vertetes, dhe te ishin vendime qe mbronin drejtesine.
  2. Mithologjia greke eshte nje thesar i cmuar per mbare njerezimin. Njerezit mesojne per Zotet, per heronjte, per natyren dhe magjine e saj,.. Ajo solli peripeci te reja, te verteta per jeten, per besimin, per familjen.. , por vetem per te gjithe ata qe deshirojne t’i degjojne dhe t’i lexojne. Mitet e Akilit, Poseidones, Dionisit, Irakliut, Athinas……… te pershkruara ne menyre magjike dhe artistike, mbajne akoma dhe sot te gjalle historine e njerezimit .
  3. Ne Greqine e lashte i ka rrenjet themelimi i teatrit.

Filloi si aktivitet per festimet dhe nderimin e zotit Dionis, dhe u kthye ne nje art te vecante dhe te dashur per njerezit. Thespiu u njoh si aktori i pare i tragjedise. Aristofani njihet si babai i komedise, ku nga te gjitha komedite qe shkroi 11(njemedhjete) kane shpetuar dhe luhen dhe sot.

  1. U themeluan lojrat olimpike.

Qyteti i Olimbias eshte qyteti ku linden dhe u zhvilluan lojrat e para olimbike, nga ku dhe moren dhe emrin. Kjo ndodhi para me shume se tremije vjet. Lojrat organizoheshin cdo kater vjet ne nderim te Zotit Dias. Vijuan gati per me shume se 12 shekuj deri ne vitin 393 pas Krishtit, per te rifilluar si lojra olimbike moderne ne vitin 1896 .

  1. Ne Greqine e lashte u themelua arkitektura si art.

Qytetaret kishin besim absolut tek Perendite. Lindi nevoja qe ata te ndertonin tempuj, monumente…… qe te perfaqesonin denjesisht kete besim dhe respekt ndaj Perendive. Keshtu lindi nevoja e arkitektures. Parthenoni, Erekteu, jane vetem dy nga kryeveprat boterore befasuese, qe provokojne magji, force, madheshti.. Jane ndertuar me shume dashuri, mjeshteri..,ku te gjitha elementet qe i perbejne lidhen ne harmoni te plote. Saktesia, mjeshteria, magjia, me te cilen u ndertuan, u be burim frymezimi, pike referimi per ndertime nga arkitektet ne gjithe boten.

  1. Greqia e lashte ndau me shume bujari kryeveprat skulpturore te saj me gjithe boten.

Mjeshterat e njohur si Fidia dhe qindra te tjere, duke perdorur talentin, pasionin dhe lenden e pare natyrore, si mermerin, gurin gelqeror, bakrin, argjilen…, krijuan kryevepra boterore te pavdekshem qe qendrojne me madheshti akoma dhe sot.

11 Greket e lashte i shpeguan botes kuptimin e vertete te fjales “ qetesia shpirterore”.

Filozofi Epikuros thoshte : Per te qene i qete, dhe per te arritur qetesine shpirterore ne jete, nuk duhet te gjigantojme ( zmadhojme) ndjesine e kenaqesise, por perkundrazi te shmangim deshirat dhe kenaqesite e teperta. Gjerat e vogla, te thjeshta, njerezore, te verteta, fisnike ..jane ato qe mbajne ne jete nje qetesi te qendrueshme dhe te shendetshem.

  1. Dhane shpegimin me te plote dhe me llogjik te “ Lumturise”.

Vendimet dhe veprimet e qeta, te mencura, llogjike.,.shpegon Aristoteli, cojne ne nje gjendje shpirterore te lumtur. Rrugetimi me maturi, qetesi..duke shmangur perplasjet e kota, kenaqesite dhe deshirat e teperta, vleresimi i gjerave te thjeshta te perditshme, njerezore, te verteta.. sigurojne lumturine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here