Sipas rrëfimit biblik, ishte Babeli (i identifikuar me qytetin e Babilonisë, në Mesopotami, edhe pse disa studiues të sotëm nuk bie dakord), vendi ku njerëzit filluan të mos e kuptonin më njëri-tjetrin. Në fakt në atë rast, nuk ishte faji i njerëzve, por gjithçka ndodhi si pasojë e vullnetit të Zotit.

“E gjithë toka kishte një gjuhë dhe të njëjtat fjalë. (…) Pastaj njerëzit thanë: “Ejani, le t`a ndërtojmë një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të prekë qiellin, dhe le të bëjmë një emër për veten tonë, në mënyrë që të mos shpërndahemi në të gjithë Tokën”.

Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që po ndërtonin njerëzit, dhe tha: “Shihni! Ata janë një popull dhe flasin që të gjithë një gjuhë; ky është fillimi i punës së tyre, dhe tani ajo që ata planifikojnë të bëjnë nuk do të jetë e pamundur. Pra, le të zbresim dhe t’u ngatërrojmë gjuhën, në mënyrë që ata të mos kuptojnë më gjuhën e njëri-tjetrit”.

Kështu sipas vullnetit të Zotit, njerëzit ndërprenë projektin e madh, dhe u shpërndanë në të gjithë Tokën. Por Kullën e Babelit e përmend jo vetëm Bibla. Edhe një poezi e lashtë sumere flet për të, ndërsa më vonë historiani grek Herodoti, dhe pas tij shkrimtarët e epokës romake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here