Një shënim tjetër arkival serb AS, MUD; mbi shënimin e vijës së demarkacionit kufitar nëpër trojet e vjetra etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Atëbotë kjo shkresë do t’i dërgohej përmes emisarëve serb, ministrit të punëve të jashtme Dr. Jovan Ristiqit. Ky është një material autentik dhe mjaft relevant që flet qartë dhe mjaft bindshëm mbi copëtimin dhe gllabërimin e tokave tona shqiptare nga Kongresi i Berlinit i Gjermanisë së Otto von Bizmarkut. Pra i dashur studiues kështu thuhej në këtë dokument arkival serb: “Pas përfundimit të Kongresit të Berlinit, kishte filluar mes Principatës të Serbisë dhe Turqisë, përcaktimi nëpër sektorët regjional shënimi i vijës së demarkacionit kufitar. Ajo ishte realizuar gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 1879 dhe atë nën pranin dhe mbikëqyrjen e komisioneve ndërkombëtare, në të cilën ishin përfaqësuesit e Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Turqisë dhe Serbisë” (2).

Njëri nga komisionet nëpër Nish dhe Leskoc, kishte arritur në malet e Kopilakut dhe në ato të Vele Gllavës, ku e kishte përcaktuar vijën e demarkacionit mes Serbisë dhe Turqisë dhe se kjo linjë kufitare do të mbetej e pandryshuar, gjer nga fillimi i Luftës së Parë Ballkanike më 1912. Puna, e këtij komisioni ishte përcjellë me kundërshtime dhe situata të mundimshme, shpesh herë punohej për interesat e huaja, duke i korruptuar dhe mashtruar anëtarët e saj, në dëm të trojeve etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Për këto parregullsi, mbi përcaktimin e vijës së demarkacionit kufitar, fletë edhe letra e poshtë cituar që ia kishte dërguar njëri nga anëtarët serb pranë atij komisioni verifikues z. D. Franasoviq, ministrit të punëve botore z. Jovan Ristiqit, të cilën po e japim në tërësi të shqipëruar tekstualisht ashtu siç është nxjerrë nga arkivi i historiografisë serbe As MID, më 1 qershor të vitit 1879 nga Prepolja e Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Pas nëntë ditësh udhëtimi nga Nishi, ja sot gjendemi në Prepellac. E dijë se me padurim i prisni nga unë informatat, mbi udhëtimin dhe punën e komisionit verifikues, sikurse të mos ishte mos durimi juaj nxitës, heshtja ime për këtë pikë të rëndësishme do të vazhdonte edhe më tutje. Ja ku është raporti i hollësishëm mbi rrugëtimin dhe punën e komisionit mbi vijën e demarkacionit kufitar, (këtu për trojet e vjetra të Shqipërisë etnike verilindore të Nishit dhe Toplicës v. a.):

Më 21 qershor, në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, u nisëm nga Nishi dhe se në mesditë arritëm në Leskoc, ku drekuam dhe pak pushuam, porse konakun për atë ditë e kishim në fshatin Mirashevc, 4 orë në jugperëndim të Leskocit. Udhëtimi ishte i kënaqshëm, me përjashtim se Francezi pak ishte i hidhëruar dhe bërtiste sepse karrocierët nga Nishi, nuk ishin nisur në ora gjashtë por në gjashtë e gjysmë. Kuptohet se ai hidhërim ishte nga temperamenti i tij momental, porse gjatë drekës në Leskoc tani më ishte qetësuar fare. Kur arritëm në Mirashevc, e kuptuam se Arnautët-shqiptarët një ditë më parë, kishin zbritur në fshat dhe i kishin marrë 30 frymë kafshë, meqenëse kufiri ishte gjashtë orë, e më tepër larg fshatit.

Më 22 qershor, u nisëm nga Mirashevci në ora 7 të mëngjesit dhe duke udhëtuar përpjetë lumit të Veternicës, arritëm në ora 3 e gjysmë pas dite në vendin e quajtur Kopilak të Gollakut. Aty e takuam një batalion gatishmërie të ushtrisë serbe nga Vraja, i cili e kishte për detyrë të na shoqëronte nëpër arat e kultivuara. Ndërse në Kopilak qëndruam gjer më 25 qershor, duke e pritur komisarin turk, i cili duhej të vinte nga Vraja, meqenëse komisari paraprak Jahja Pashai për shkak të çështjes së tij shëndetësore, kishte ngelur në Nish. Komisarët për arsye të komoditetit turk ishin mjaft të padurueshëm dhe se me të 24 qershor ata ia kishin dërguar një telegram Jahja Pashait në Nish. Me të cilin ankoheshin në avashllëkun turk. Veçanërisht ishte hidhëruar komisari austriak, sepse komisari anglez e kishte sulmuar atë kur kishte dashur që Turkut t’i kërkonte falje me fjalët: “a jeni ju Turk apo Anglez”?

Më 25 qershor, kishte ardhur shumë i prituri majori turk Abdyl Hamidi, nën përcjelljen e dy çetave nizamësh dhe me suitën e tij tmerrësisht të madhe prej 40 trupash furnizuese. Të cilët filluan të shkonin nëpër ujëndarësin e Malit Gollak, ata konakun e tyre e kishin në Vele Gllavë dhe se shënimi i vijës së demarkacionit kufitar kishte filluar të shkonte pa kurrfarë pengese.

Më 25 qershor, u nisëm në ora gjashtë e gjysmë të mëngjesit nga Vele Gllava dhe arritëm në ora 6 e gjysmë të mbrëmjes në Zajçevc, ku e kishim konakun. Në hartë ishte një distancë e vogël, porse defakto ajo ishte shumë më e madhe se sa mendohej sepse shkohej gjithashtu ujë ndarjes dhe nuk kishte kurrfarë pengesash, vetëm se tek një katund i vogël i shqiptarëve i quajtur Shahiq, vija e demarkacionit kufitar aty duhej shmangur shumë pak ujëndarësit. Sipas rregullës fshati duhej të ndahej dhe se dy shtëpitë shqiptare dhe një arë e vogël, një ditë lavër, kishte mbetur nga ana e përroit, d.m.th. në anën e Serbisë, ky koncesion ishte bërë nga pala Turke. Sipas mendimit serb ishte vepruar shumë mirë, sepse për një veprim të vogël, i cili nuk kishte vlerë as edhe për 200 grosh, duheshin të sakrifikoheshin pesë a gjashtë koka njerëzish në të ardhmen me rastin e ngritjes së gardhit kufitar. Duke shkuar përpara arritëm gjer tek fshati Sfircë, nga i cili fshat shqiptar gjysma e poshtme i takonte anës sonë d.m.th. asaj serbe, ndërsa pjesa e epërme i takonte anës turke-shqiptare. Ndërsa, herën tjetër një shqiptari iu kishte ndarë ara prej një gjysmë dite lavër, na ishte lutur që kjo të mos bëhej, duke pohuar se gjer më tani kemi qenë komshinj të mirë dhe se Krajlit (këtu është fjala për Knjazin e Serbisë Millan Obrenoviqin) nuk i ka mbetur për një gjysmë dite lavër. Në fund, kur e pa se nuk kishte më ndihmë tjetër, tha se ai vetë personalisht do të shkonte tek Krajli në Nish, për t’iu ankuar shtetit se aty nuk mundet të ngritët gardhi kufitar. Sepse ajo pjesë e vogël nuk kishte bash ama asnjë vlerë si nga aspekti ushtarak ashtu edhe nga aspekti tjetër.

Më 29 qershor, në ditën e Shën Pjetrit, koha kishte qenë me shi dhe mjegull dhe se tek në mesditë kishim mundur të niseshim dhe arritëm në konakun e paraparë në Mançestenë. Por në hartën (e Kongresit të Berlinit-v. a.) nuk ishte as Sekiraça dhe as Mançestena, porse nga Mançestena, vija e demarkacionit kufitar, shkonte plotësisht ndryshe nga ajo që ishte përcaktuar në hartën e vitit 1878. Aty vija kufitare ishte nënvizuar me ngjyrë të gjelbër dhe shkonte rreth kodrinave të Gjakajve, ama edhe ujëndarësi shkonte plotësisht ne anën e kundërt. Këtu lumi Bërvenik nuk ishte i caktuar mirë, sepse ai nuk buronte afër kodrës të fshatit Gjakaj, por në mes të Hërticës dhe Vasilevës dhe m’u për këtë gabim të kongresit ne i morëm 30 kilometra më tepër territor. Kështu që kufiri ynë shkonte përreth Hërticës në Mirovc kah Podujeva, duke na i lënë neve pozicionet më të rëndësishme të cilat shtriheshin për rreth luginës së Llapit dhe të Prepellacit. Në mesin e komisarëve ndërkombëtarë dominonte mendimi se këto pozicione ishin të pavlera, këtë ma kishte konfirmuar si komisari rus edhe ai prusian. Turqit, për këto pozicione të pavlera, kishin filluar të protestonin, pse vija e demarkacionit kufitar, ishte larguar nga Kodra e Gjakës, porse komisarët i kishin bindur ata se ishte bërë gabim me hartat dhe se kufiri ashtu ishte shënuar dhe se ata patjetër duhej t’i përbaheshin ujëndarësit, megjithëse ky ujëndarës shkonte krejtësisht në anën tjetër. Pastaj nga një lartësi afër fshatit Hërticë, ku është kufiri ynë, shihet shumë mirë Fusha e Kosovës dhe varri i Sulltan Muratit. Dhe se çfarë kujtimesh trishtuese e përfshijnë njeriun kur e hedhë shikimin e tij mbi Kosovën e pikëlluar (pikërisht kështu kishte filluar politika ksenofobe dhe mitomane serbe ndaj trojeve etnike të Shqipërisë etnike-v. a.).

Në Prepole – Qershor 1879 /zanimalsise.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here