MBRETI I PYLLIT
Kush sulet me kalë nëpër terr e stuhi?
Është babai me djalin e tij
Foshnjen ndër krahë fort e shtrengon
E mban me kujdes, nga era e mbron
– O bir, fytyren me frike pse e fsheh?
– Mbretin e pyllit, babush, a s’e sheh,
me kuroren mbi koke e bishtin e gjate?
– Eshte mjegull ajo, o bir, eshte nate!
“Femije e dashur, eja me mua
kam lodra te bukura, si thua?
Do te te coj mes lulesh perrallore,
do te te vesh me rroba princerore!”
-Babush, babush, a nuk po e degjon
Mbreti i pyllit cfare me premton?
– Qetesohu, o bir, askush nuk te flet
eshte era ne pyll, qe klith e bertet –
“Femije e dashur, a s’po vjen me mua?
Cupat e mia do jene shoqet e tua;
Vallen do heqin e do kendojne
me ty gjithe diten, do lodrojne”
– Babush, babush, a s’te ngjan se jane
çupat e mbretit atje matane?
– O bir, o bir une dalloj fort mire
jane vetem livadhet ne erresire –
“Te dua shume, pamja jote me terheq!
Dhe ne mos ardhsh me dashje, do te vish me te keq!”
– Babush, babush, ai po me kap e po me merr
Mbreti i pyllit me kall frike e tmerr!
Babai rrenqethet, me vrap kalin e nget
Fort djalin shtrengon, qe regetin e s’flet
Me ankth e llahtar arrin ne shtepi
Por i vdekur ish djali ne krahet e tij.
Poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe /InforCulture.info