6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej...

Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Lamtumira e princ Vidit

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :

“Shqiptarë !

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilat shtete janë ende sot në komunizëm?

Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e...

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjë të re të mahnitshme në lidhje me ujqërit(Video)

Një projekt nga Universiteti i Minesotas, misioni i të cilit është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve, eksperimentoi me këto kafshë...

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke,...

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me...

Recent Comments