Këneta e Durrësit nuk asht konsiderue kurrë tokë për troje. Vendasit e kanë ditë per shekuj se tre herë janë ndertue lagje qyteti në atë vend e tre janë shembë e përpi nga ligatina!

Shkruan: Ilir SECI

Falë kësaj Kënete shpëtoi Çezari në vitin 48 para Krishtit, shpëtoi në betejen e parë me Pompein me 10 korrik te vjetës 48 para Krishtit kur u ba e famshmja “Beteja e Durrësit”,(Dyrrahium)…
Jul Cezari shmangu humbjen fatale mbasi u terhoq bash në këtë kenete ku nuk mund e ndoqi dot kavaleria e Pompeit që kishte epersi numerike 2 me 1 ndaj tij… Kavalerisë së Pompeit iu pre hovi i ndjekjes kur filluen me u fundosë në baltën e kënetës se Durrësit…Ndalimi i beftë i kavalerise shkaktoi huti te repartet tjera te ushtrise se Pompeit, që kujtuen se Çezari përdori ndonji taktike te re e po i fuste në kurth…ne mesin e legjionareve romake Çezari njihej si gjenerali që kaperceu Rinin, që shkeli Britanine dhe që shtypi revoltën e Galëve, prandaj ia kishin friken. Ne fakt ishte thjesht Këneta e Durrësit që e shpetoi ate dite Çezarin nga nji humbje perfundimtare, sepse per me humbë, humbi atë ditë siç ka shkrue vetë :
-“Ne Dyrrahium fitorja ishte e kundershtareve te kishte kush me e marre.”
***
…Per do gjana asht mire me ndie të moçmit…kur thonë – “Mos me ndertue në Kënetë” – nuk kanë folë kot, e kanë nga pervoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here