“Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.

Fjalët e tij të fundit, ishin po aq të tmerrshme sa edhe masakrat e tij kundër shqiptarëve.

Ky ishte amaneti i vrasësit më të egër të çamëve, gjeneralit grek Napoleon Zervës.

Edhe pse nuk njihet si i tillë, genocidi grek nisi me 27 qershor 1944. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara… popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Ushtarët e Zervës hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmijë, në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Pargë 620. Ata rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra. Qindra fshatra të tjerë u shkretuan. Pronarëve të bagëtive ju grabiten l20 mijë dhen, 24 mijë një thundrakë, l8 mijë kuaj.

Kur shefi i misionit amerikan në Shqiperi, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e pastruan ate nga shqiptarët çamë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste.

Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Menjëherë u dha urdhri për djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijëra tyrbeve dhe vakëfeve. Më pas, qeveria greke nxorri një ligj ku u tha se çamët nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndanë kolonëve. Ndërsa ndaj çamëve të mbetur në Greqi, si ata ortodoksë e myslimanë, nxorrën një tjetër ligj më 1945 ku u mohonte identitetin kombëtar shqiptar. Nga shqiptar që ishin, do ktheheshin në grek dhe “pranonin” kombësine helene.

Shqiptarët çamë, që i shpëtuan barbarisë greke, erdhën ne Shqipëri. Padrejtësia ndaj çamëve u shtrua edhe në Konferencën e Paqes në Paris, me 1946. Por nuk u arrit që të pranohej krimi i madh njerëzor.

Disa shtete e ngritën dorën dhe thanë me gjysmë zëri: “Çamët e përzënë të kthehen në vendin e tyre”. Po kjo nuk u bë kurrë.

Megjithëse Konferenca e Parisit dështoi dhe iu shmang dënimit të padrejtësisë greke.

Marrë nga gazeta Zëri dhe Wikipedia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here