Koka e Apollonit
Mermer. Lartësia 50 cm
Butrint
Gjysma e parë e shek. IV p. Kr.
Nr. i inventarit 1227
Koka e Apollonit, e pagëzuar nga zbuluesi i saj si “Hyjnesha e Butrintit”, i përket fondit të skulpturave të zbuluara para teatrit të qytetit, të cilat zbukuronin nishet apo portikun e tij. Koka ka një bukuri të rrallë dhe përfaqëson një nga kryeveprat e skulpturës antike. Është e punuar në mermer të bardhë, në përmasa pak më të mëdha se natyralja, ndërsa artisti me një mjeshtëri të rrallë i ka dhënë asaj tiparet e idealizuara të bukurisë klasike. Perëndia e arteve dhe e dritës është paraqitur në një pozicion tipik praksiteljan, me kokën pak të mënjanuar, që bashkë me tiparet e bukura dhe shikimin ëndërrimtar, i japin perëndisë pamje femërore. Portreti me bukuri të rrallë iu dhurua Musolinit nga qeveria shqiptare e Zogut, ku u ekspozua për disa kohë në “Mostra di Oltremare”dhe në “Museo delle Terme” deri në vitin 1981, kur u kthye në Shqipëri për t’u ekspozuar pranë Muzeut Historik Kombëtar. /Muzeut Historik Kombëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here