Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi shpellat “Yungang” në qytetin Datong të provincës Shanxi në Kinën Veriore, për të inspektuar punën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ai u shpreh se shpellat “Yungang” shfaqin karakteristikat e kulturës kineze dhe historinë e shkëmbimeve kulturore midis Kinës e vendeve të huaja, dhe janë një thesar i qytetërimit njerëzor.

Shpellat “Yungang” gjenden në rrëzën jugore të malit Wuzhou, 16 kilometra larg qytetit Datong. Shpellat u ndërtuan sipas formës së malit dhe shtrihen për rreth 1 kilometër. Tani kanë mbetur 45 shpella kryesore me mbi 51 mijë statuja guri të Budës. Shpellat “Yungang” janë ndër grupet më të mëdha të shpellave të lashta në Kinë, dhe bashkë me shpellat “Mogao”, shpellat “Longmen” e shpellat “Maijishan”, janë të njohura si katër thesaret kryesore të artit kinez të shpellave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here