Një ditë, një nga filozofët e asaj kohe, i ofrohet Sokratit dhe i thotë:

-Sokrat, a e di se çfare dëgjova për studentin tënd?
-Prit një moment.
-Para se të më tregoni, do të deshiroja që së pari ta kaloni një test të shkurtër. Quhet “testi i tri pyetjeve”.
-Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. Testi i parë është e vërteta. A jeni i sigurtë se ajo çka doni të më tregoni është e vërtetë?
-Jo! Vetëm dëgjova se po flitej rreth tij.
Pra nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo. A është ajo çka doni të më thoni për studentin tim diçka e mirë? Pyeti Sokrati…
-Jo. Është pikërisht e kundërta e saj. U përgjigj filozofi.
-Pra ju doni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim… edhe pse nuk jeni i sigurtë nëse është e vërtetë apo jo.
Filozofi i rrudhi pak krahët dhe filloi të ndjehej keq.
Ndërsa Sokrati vazhdoi:
-Ju ende e keni mundësinë ta kaloni testin. Është ende edhe pyetja e tretë; ‘Ana e dobishmërisë’. Ajo çka doni të më tregoni rreth studentit tim, a do të jetë diçka e dobishme për mua?
Jo aspak. U përgjigj filozofi.
-Mirë pra. Nëse ajo çka doni të më thoni, nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atëherë pse duhet të ma thoni o njeri?
Filozofi nuk foli më asnjë fjalë dhe vazhdoi rrugën kokëulur.

Dënimi me vdekje

Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij.

Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; ose 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.

Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen:

“Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here