6.1 C
Pristina
Thursday, March 4, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000...

Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000 simpatizantë nazistë morën pjesë në një tubim të organizuar nga German American Bund

Nga Sokol Neçaj

Grupi i njohur German American Bund (Bund gjermanisht është “aleancë”) ishte një nga grupet më të diskutueshme politike të viteve 1930. Ideologjia naziste propogandonte se të gjithë gjermanët i bashkonte gjaku dhe se pasardhësit e emigrantëve gjermanë në të gjithë botën duhej të mbështesnin Hitlerin. Rekrutuesit nazistë e kishin objektiv kryesor Shtetet e Bashkuara, ku 25 përqind e popullsisë e kishin prejardhjen nga Gjermania. Në 1939, dyzet e tre përqind e popullsisë së Wisconsin, një shtet i njohur për birrën dhe bratwurst-in e tij, kishin lindur në Gjermani ose i perkisnin gjeneratës së parë të gjermanëve Amerikanë.


Lufta e Parë Botërore kishte qenë traumatike për gjermanët në të dy anët e Atlantikut. Pas lufte, një valë emigrantësh gjermanë erdhën në Amerikë. Këta ishin fashistë gjermanë, që historiani Sander Diamond i quan “të vetëshpallur emigrantë” që kishin frikë nga “proletarizimi” në demokracinë e re të paqëndrueshme të Gjermanisë. Ata kishin përjetuar poshtërimin e humbjes dhe okupimit të Gjermanisë gjatë luftës, dhe kaosin shoqëror dhe politik që mbretëroi atje më pas. Shumë ishin të rinj, profesionistë të klasës së mesme, dhe disa kishin marrë pjesë në luftimet kundër socialistëve dhe komunistëve. Sapo erdhën në Amerikë, këta fashistë formuan grupe politike si Shoqata Teutonia, e themeluar në Detroit në 1924.
Në Shtetet e Bashkuara, kishte shpërthyer një valë histerie anti-gjermane. Disa nga frika e nxitur nga propaganda qeveritare kishin sulmuar ata që i shihnin si armik në rradhët e tyre. Superpatriotë e keqtrajtuan kulturën gjermane. Në disa lokalitete u ndalua muzika gjermane dhe mësimet gjermanisht. Pati raste për sulme të dachshunds dhe libra gjermane që merreshin nga bibliotekat dhe digjeshin në rrugë. Disa gjermanë, të spiunuar dhe shpesht të sulmuar nga fqinjt e tyre, u detyruan të puthnin flamurin amerikan në publik. Në Illinois, një emigrant gjerman u vra nga turma. Shumë gjermano-amerikanë nuk e tregonin identitetin e tyre etnik. Komuniteti gjermano-amerikan filloi të izolohet duke qene shumë e kujdesshme ndaj të huajve.
Vetëm katër muaj pas ardhjes dë Hitleri në pushtet në janar 1933, në maj të vitit 1933, Zëvendësi Führer nazist Rudolf Hess autorizoi emigrantin gjerman, anëtar i Partisë Naziste Gjermane Heinz Spanknöbel për të formuar një organizatë naziste amerikane.


Menjëherë pas kësaj, me ndihmën e konsullit gjerman në New York City, Spanknöbel krijoi Miqtë e Gjermanisë së Re (FONG) duke bashkuar dy organizata të vjetra në Shtetet e Bashkuara, Gau-USA dhe Shoqëria e Lirë e Teutonia, të cilat ishin të dy grupe të vogla me vetëm disa qindra anëtarë secili. Qendra e FONG ishte në New York por ajo kishte prani të fortë në Çikago. Anëtarët kishin uniforma dhe organizim sipas shembullit të nazistëve në Gjermani.
Edhe pse zyrtarisht Bund nuk ishte pjesë e partisë naziste, ajo vepronte sikur të ishte pjesë e saj. Ajo operonte sipas parimit të udhëheqjes naziste, e cila kërkonte bindje absolute ndaj eprorëve. Ashtu si partia naziste e Gjermanisë, Bund Amerikan ndau territorin e Shteteve te Bashkuara në qarqe rajonale dhe krijoi një program për të rinjtë dhe një Divizion Paraushtarak.
Pavarësisht nga kjo, anëtarët e konsideronin veten besnikë dhe patriotë amerikanë që punonin për forcimin e atdheut te tyre të adoptuar, duke e mbrojtur atë nga komplotet hebraiko-komuniste dhe ndikimet kulturore të demshme si muzika xhaz. Udhëheqësi rajonal Midwestern George Froboese i Milwaukee e përshkroi Bund si “elementi gjerman i cili është në lidhje me racën e tij, por detyrim kryesor ka detyrën ndaj Amerikës”.


Bund bëri shumë më shumë armiq se miq në Shtetet e Bashkuara. Socialistët dhe komunistët menjëherë e kundërshtuan atë. Ai gjithashtu u kundershtua edhe nga hebrej amerikanët, të cilët organizuan bojkotin e produkteve nga Gjermania naziste (Bund, nga ana tjetër, organizoi një bojkot të tregtarëve hebrenj dhe sulmonte grupet hebreje dhe komuniste). Në Washington, Kongresmeni Samuel Dickstein i Nju Jorkut filloi një hetim të nazizmit në Amerikë. Bund gjithashtu tërhoqi vëmendjen e Komitetit të Dhomave të Aktiviteteve Jo-Amerikane.


Në dhjetor 1935 Hess urdhëroi që të gjithë qytetarët gjermanë të largoheshin nga Miqtë e Gjermanisë së Re; gjithashtu, të gjithë udhëheqësit e grupit u tërhoqën në Gjermani. Jo shumë kohë më pas organizata Miqtë e Gjermanisë së Re u shpërbë, dhe në vend të saj, me qellime të ngjashme, u ngrit një organizatë e re, Federata Gjermane Amerikane. Ajo do të përbëhej vetëm nga qytetarë amerikanë me origjinë gjermane. Qëllimi kryesor ishte të promovonte Gjermaninë naziste.
Bund zgjodhi për lider (Bundesführer) një shtetas amerikan me origjinë gjermane, Fritz Julius Kuhn. Kuhn kishte qënë ushtarak i këmbësorisë bavareze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një Alter Kämpfer (luftëtar i vjetër) i Partisë Naziste, i cili ishte bere shtetas amerikan në vitin 1934. Kuhn si udhëheqës efektiv ishte në gjendje të bashkonte organizatën dhe të zgjeronte anëtarësinë e saj.


Në shkurt 1939 Kuhn dhe Bund mbajtën tubimin e tyre më të madh në Madison Square Garden. Për ironi të fatit, ky tubim shënoi fillimin e fundit për organizatën. Para një turme prej 20,000 vetësh, para një portret masiv të George Washington, swastikave dhe flamujve amerikanë, Kuhn sulmoi Presidentin Roosevelt si pjesë e një komploti Bolshevik-Hebre, duke e quajtur atë “Frank D. Rosenfeld” dhe duke bere lojë me fjalët new/jew e quajti New Deal (Marrëveshjen e Re) Jew Deal (“Marrëveshje hebreje”). Në krah të tij ishin tre mijë anëtarë të Ordnungsdienst-it, krahu militant i Bund-it. Midis turmës se kundershtareve dhe militanteve shpërtheu përleshja.


Pas tubimit, Avokati i Qarkut të Nju Jorkut, Thomas Dewey arrestoi Kuhn duke e akuzuar për vjedhje dhe falsifikim. Hetimi i Nju Jorkut gjeti që Kuhn kishte përvetësuar 14,000 dollarë nga Bund. Bund, duke vepruar sipas parimit (Führerprinzip), që udhëheqësi kishte pushtet absolut, nuk kishte kërkuar që Kuhn të ndiqej penalisht.
Por në përpjekje për ta dëmtuar Bund, avokati i New York City e ndoqi penalisht. Më 5 dhjetor 1939, Kuhn u dënua me dy vjet e gjysmë deri pesë vjet burg për evazion fiskal dhe përvetësim. Pas luftës, Kuhn u dëbua në Gjermani, ku vdiq në 1951.
Pas arrestimit të Kuhn, Bund thuajse nuk pati aktivitet, deri sa u shpërnda me 8 Dhjetor 1941, pas sulmit në Pearl Harbor. Pasi Gjermania i shpalli luftë SHBA, zyrtarët federalë filluan të arrestonin drejtuesit e Bund. Pasardhësi i Kuhn Gerhard Kunze u kap në Meksikë dhe u dënua me 15 vjet burg për “aktivitete subversive”. Njëzet e katër oficerë të tjerë u dënuan dhe bënë burg. Disa udhëheqës të tjerë të Bund bënë vetëvrasje para se t’i kapte FBI. Megjithëse disa anëtarëve të Bund iu revokua natyralizimi dhe disa bënë burg, pas shpërndarjes së organizatës, shumica e anëtarëve nuk u trazuan. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Nuk të uroj të jesh i trishtuar. Oh jo! Jo gjithë vitin, por ta njohësh trishtimin veç një ditë!..”

TË UROJTë uroj më së pari të duashE duke dashur, do të të duan edhe tyDhe...

Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në...

Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë, lindja, martesa dhe vdekja

Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet, katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë motit, në mos...

Boronica ndihmon për uljen e tensionit

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica...

Recent Comments