6.1 C
Pristina
Thursday, March 4, 2021
Home ART ''Mos më thoni se s'vjen më, Do e pres te pragu i...

”Mos më thoni se s’vjen më, Do e pres te pragu i derës,..”

MOS MË THONI …

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s’vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat
Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur
Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë
Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.

Hafiz Ali Korça, Marre nga revista “Zani i Naltë”
organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar,
Tiranë nr. 11. Gusht 1924
/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këta njerëz e kanë të ndaluar ngrënien e shegës

Thuhet e besohet se shega është fruti i jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushqyese sa kuron e parandalon shumë...

90% gàbojnë në këtë foto! A mund ta gjeni sa numra ka në foto?

Kjo foto enigmatike është një test mjaft i mirë për sytë tuaj. Në këtë test ju do ta testoni aftësinë tuaj vëzhguese...

Një gotë qumësht në mëngjes, redukton rrezikun nga diabeti

Pirja e një gote të qumështit çdo mëngjes, e ndërpret rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjes nga dy lloje të diabetit.

“Shpëtoni Shqipërinë” ishte edhe zëri i grave shqiptare drejtuar Presidentit Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris më 1919

NGA PERTEFE LEKAShqiptarët në përgjithësi,kanë pasur besim tek njerëzit e urtë,për të zgjidhur probleme kardinale për kombin ....

Recent Comments