6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home KURIOZITETE Panorama më e bukur në Gjermani e cila shihet nga kjo urë…

Panorama më e bukur në Gjermani e cila shihet nga kjo urë…

Në Gjermani ndodhet një vend me të vërtetë fantastik, ku natyra dhe vepra e njeriut ndërthuren duke krijuar një kryevepër, e cila do t’ju dhurojë emocione të forta. Po flasim për Urën Bastei, një strukturë përrallore që qëndron pezull mes shkëmbinjve, prej së cilës mund të shikoni një panoramë të pabesueshme.

Ndodhemi në Zvicrën Saksone, një vend që cilësohet si më romantiku i Gjermanisë. Rreth e qark do të shihni një park të gjerë natyror, në mesin e të cilit gjarpëron lumi Elba, por edhe peizazhe të thyera dhe shkëmbore. Një prej tyre është pikërisht Bastei, një formacion shkëmbor, në rreth 300 metra lartësi. Masivi, i cili ngrihet në një distancë të shkurtër nga Dresden, e ka origjinën mbi një milion vjet më parë, i krijuar për shkak të një erozioni të ujit dhe të agjentëve të tjerë atmosferikë.

Bastei, i cili konsiderohet një nga pikat më piktoreske të Gjermanisë, dominon nga lart një pjesë të mirë të lumit Elba dhe peizazhin e mrekullueshëm që e rrethon, duke frymëzuar shumë piktorë e poetë të shekujve më parë. Për këtë arsye, në vitin 1824 u ndërtua një urë prej druri, e cila lidhte disa prej shkëmbinjve të jashtëm më madhështorë të të gjithë kompleksit, që qëndronte pezull mbi disa çarje të thella. Ky vend u më menjëherë një nga destinacionet më turistike të rajonit. Në vitin 1951, për shkak të degradimit të kohës, struktura prej druri u zëvendësua nga një urë prej guri me 7 harqe.

Nga këtu, shikimi rrok një hapësirë të pamat, në një natyrë të egër dhe të pasur, karakteristike e territoreve që rrethojnë lumin Elba. Nuk është për t’u habitur që, pikërisht nga kjo panoramë e cila të lë pa frymë janë frymëzuar shumë artistë. Për këtë është dëshmi vepra e piktorit romantik Kaspar David Friedrich, “Wanderer über dem Nebelmeer”, e cila portretizon një peizazh të paprekur, si ai që mund të admirohet nga një kodër që ngrihet vetëm dy hapa larg Bastei.

Të përshkosh urën sot është një përvojë drithëruese: nën këmbët tuaja hapet humnera e thellë. Përveç admirimit të panoramës së mrekullueshme, ecja përgjatë këtyre strukturave që qëndrojnë pezull do t’ju çojë në zbulimin e rrënojave të kalasë antike të Neurathen, më mbresëlënësja në Zvicrën Saksone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si ishte Nju Jorku i dekadave më parë?(Foto)

Një fotograf me përvojë shumëvjeçare, vendosi t’i përkushtohej ngjyrosjes së pamjeve historike, që janë realizuar dekada më parë.

Tradita e pazakontë e mikeshave të nuses arbëreshe/Ja çfarë bënin ato

Një traditë e pazakontë zbatohej nga mikeshat e nuses arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri. Para se një vajzë arbëreshe të martohej,...

Shikoni çfarë ndodh kur ndez 6000 fije shkrepëse njëherësh

Duket si një tortë gjigante, por nuk është e tillë. Megjithatë, le të quajmë një “tortë” me plot 6,000 fije shkrepëse. Sigurisht...

Liqeni vdekjeprurës, në një natë humbën jetën mbi 1700 njerëz

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 21 gusht të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më misterioze natyrore në histori.

Recent Comments