Specialistët: Kjo sëmundje kockash është ndër më të shpeshtat në popullatë

Problemet e kockave apo osteoporoza është një sëmundje e heshtur që nuk jep shenja paraprake. Sipas mjekes reumatologe, Rovena Liço pacientët shkojnë te mjeku vetëm kur kocka pëson dëmtim. 

Është shembulli tipik i një sëmundjeje të heshtur. Osteoporoza shfaq shenja vetë kur kocka thyhet dhe atëherë bëhet e dhimbshme.”

Specialistja rendit disa nga pjesët e trupit që ndeshet më shpesh osteoporoza, siç është shtylla kurrizore apo parakrahu.

Vitet e fundit përveçmoshës së tretë, ky problem shëndetësor po ndeshet edhe tek të rinjtë

Specialistët shprehen se osteoporoza është sëmundje e trajtueshme dhe e parandalueshme, ndaj dhe ushqimi i shëndetshëm e jeta sa më aktive janë shumë të rëndësishme.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here