Pas luftërave napoleonike, shteti britanik u sulmua nga radikalët si një “taksa-ngrënës”, duke marrë para nga të varfrit, për t’ua dhënë ato të pasurve. Për të shtypur protestat popullore, qeveria angleze rriti në vitin 1815 taksat mbi gazetat, duke e pamundësuar blerjen e tyre nga të varfrit, dhe duke ndalur (kështu shpresohej) përhapjen e kritikës radikale.

Në rastin më të mirë, ajo shkaktoi efektin e kundërt. Në vitin 1830, radikali Henri Heterington nisi botimin e Letrave të tij për Popullin, që u pasua nga gazeta Rojtari i të Varfërve në vitin 1831. Hetherington ndërmori një sulm të hapur mbi këtë taksë, duke e shpallur me krenari, se gazeta e tij synonte të përmbyste “taksën mbi dijen” .

Taksa ishte kundërproduktive, duke goditur gazeta të respektuara, por edhe ato që konsideroheshin si “të dyshimta”. Konservatorët e shqetësuar, mbështetën një ulje të taksës për gazetat, ashtu siç bënë reformuesit e klasës së mesme dhe tregtarët e lirë, të cilët besonin se një një kosto e lirë e blerjes së shtypit, ishte një mënyrë shumë më e mirë për të siguruar harmoninë shoqërore. Shoqata për Nxitjen e Shfuqizimit të Taksave mbi Diturinë, ndërmori një fushatë që përfundimisht arriti të shfuqizojë taksën në vitin 1855.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here