VIJIMËSIA ILIRO-SHQIPTARE


Studjuesi i Mesjetës, mediavisti fracez Alen Dyselje (Alain Ducellier), në një liber të tij (botim 1981), në të cilin trajton aspekte të ndryshme të historisë së kohës së mesme të Arbërisë bregdetare, ndër të tjera shkruan edhe për Kosovën dhe për vijimësinë iliro-shqiptare:
“Në këtë epokë (të dyndjeve sllave) mjaft shekuj romantizmi nuk kishin mundur megjithatë të zhduknin popullsitë e vjetra autoktone, Dakët në Rumani, Trakët në Bullgari, Ilirët në Dallmaci, në Shqipëri e në Maqedoni.
Për sa i përket Kosovës, është e pamohueshme se të paktën që nga shekulli III para erës sonë, aty kanë lindur dhe janë zvilluar shumë formacione politike ilire që kaluan pak nga pak nga stadi fisnor në mbretëri të vogla të vërteta, si Dardanët, Penestët, Peonianët (përmendim më të rëndësishmit). Të gjitha punimet e fundit, si linguistike ashtu edhe arkeologjike, priren të provojnë sot se Ilirët janë pa asnjë dyshim stërgjyshërit e drejtpërddrejt të shqiptarëve. Për sa i takon arkeologjisë, studimi i qeramikës dhe i stolive (vathët,etj.) dëshmon për një vazhdimësi të çuditshme në format dhe teknikat midis nekropoleve ilire të lashta dhe zbulimeve të bëra në vendbanimet mesjetare që mund të datohen si të shekujve 6 dhe 7 të erës sonë…”.


(Gent Uliqini: Sqipëria dhe Shqiptarët…, libri i parë, fq.79) A.F/ Adil Fetahu FaceBook /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here