Shoqëroi Edith Durham nëpër Veri/ Fotoja e Nik Lek Pepajt nga Kelmendi, malësori që luftoi për mbrojtjen e Plavës e Gucisë por u helmua me kafe

Edith Durham, gjatë udhëtimeve të saja në malësi ka shkruar: “Do të mbajmë për një kohë të gjatë miqësine që lidhëm me Nik Lek Pepajn dhe mikpritjen e shoqërimin që na bëri nëpër Gegni”.

Featured image of article: Shoqëroi Edith Durham nëpër Veri/ Fotoja e Nik Lek Pepajt nga Kelmendi, malësori që luftoi për mbrojtjen e Plavës e Gucisë por u helmua me kafe

Kongresi i Berlinit 1878 vendosi që Porta e Lartë do t’i dorëzonte Plavën e Gucinë mbreterisë së Malit të Zi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit mobilizoi të gjitha forcat lokale per të mos lejuar ndryshimin e kufinjve.

Nik Lek Pepaj në këtë kohë ishte vojvodë i Kelmendit. Ai komandoi vullnetarët e Kelmendit që morën pjesë në luftën per mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Porta e Lartë dërgon Mehmed Ali Pashën, fillimisht për të qetësuar luftëtarët shqiptarë, ose për të shtypur me forcë kryengritjen. Pashai turk, një gjerman i lindur si Ludwig Karl Friedrich Detroit në Magdeburg të Prusisë, solli me vete disa tabore ushtarë. Taboret e pashait u strehuan në sarajet e Abdullah Pasha Drenit në Gjakovë, për të cilin Fishta shkruan se i priti nga detyrimi kanunor shqiptar për të mos e lënë mikun jashtë. Pas nje lufte 7 ditore kundër disa mijera vullnetarëve malësorë, pashai turk si dhe  Abdullah Pasha Dreni dhe i biri vriten. Në këtë luftë moren pjese edhe mbi 300 vullnetarë kelmendas të udhëhequr nga Nik Lek Pepaj

Edith Durham, gjatë udhëtimeve të saja në malësi ka shkruar: “Do të mbajmë për një kohë të gjatë miqësinë që lidhëm me Nik Lek Pepajn dhe mikpritjen e shoqërimin që na bëri nëpër Gegni”. Nik Lek Pepa vdiq më 11 shtator 1911 në një pijetore të Gucisë, i helmuar me kafe.

Foto realizuar në Shkodër nga Kel Marubi më 1978- Përpunuar me ngjyra për Dosja.al nga Suad Barbullushi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here