Se Novi Pazari ishte i banuar në shumicë me popullësi shqiptare dëshmojnë shumë dokumente, fotografi, dhe shumë të dhëna të tjera të kohës. /InforCulture.info

Popullata e Tregut të Ri apo Novi Pazarit ishte e banuar në shumicë me popullsi të etnisë shqiptare. Si në të gjitha tokat e banuara me shqiptarë edhe në Novi Pazar, dominonte kultura, tradita dhe gjuha që e dallonte nga populli fqinjë sllav. Ky rajon, edhe pse me karakteristika të vecanta dhe dallime të vogla kulturore, sic ekziston nëpër cdo rajon tjetër, identifikohej me prejardhjen etnike dhe bënte pjesë nën trungun e kulturës, historisë dhe gjuhës së përbashkët shqiptare.

Një dëshmi e tillë është edhe kjo fotografi që sjellë InforCulture. Në foto shihet një plak i vjetër ‘mjeshtër’ i plisit apo qeleshes. Fotografia është shkrepur në Novi Pazar para rreth 100 viteve.

Plisi apo qeleshja konsiderohet si njëri ndër simbolet më të lashta që populli shqiptar identifikohet. Kjo lloj kapeleje dëshmohet së është bartur brez pas brezi nga populli shqiptar, qysh nga lashtësia tek ilirët e më tej, dhe edhe pse në masë më të vogël, edhe sot ky ‘simbol’  mund të shihet ndër tek njerëzit më të moshuar në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here