Për të ndaluar shkatërrimin e pyjeve, kryeminsitri dhe ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i kishte propozuar Këshillit të Naltë të shtetit shqiptar një shtesë në nenin 253 të Kodit Penal.

Ky ndryshim parashikonte që çdo dëmtim në pyje do të paguhej me çdo kusht, ose prej autorit të dëmit nëse zbulohej, ose prej atyre që jetonin apo kullonsin bagëtitë pranë vendit ku kishte ndodhur dëmi, në rast se autori nuk zbulohej menjëherë.

E kur autori të zbulohej, dëmi i paguar prej tyre do t’u rikthehej. Kjo ndërhyrje në Kodin Penal, synonte të kthente çdo banor në rojtar të pyllit që kishte pranë banesës ose kullotës së tij, duke e veshur me përgjegjësi para ligjit.

Kjo është shkresa e hartuar nga Zogu dhe ministri i Drejtësisë Milto Tutulani. Pas propozimit për shtojcën në nenin 253 të Kodit Penal, ata urdhërojnë edhe zbatimin e kësaj ndërhyrjeje të re ligjore, pasi ishte miratuar edhe nga Këshilli i Naltë i Shtetit.

“Shtojcë e nenit 253 të Kodit penal

Në rast qi damtuesi i bimëvet ose i drujvet të nalt-përmendun nuk zbulohet, ay ose ata që zakonisht gjinden, ose kullosin bagëti afër ose rrotull atij vendi ku u ba dami, detyrohen së bashku të paguejnë vleftën e damit me të drejtë qi ta rimarrin ma pas prej damtuesit kur të zbulohet.

Kryeministër e Minsitër i Punëve të Mbrendshme

A.Zogu d.v.

Ministër i Drejtësisë

M.Tutulani d.v.

Urdhënojmë zbatimin e shtojcës të naltpërmendun, e cila asht e pranue edhe prej Këshillit Kombëtar sim bas shkresës së kryesies së Tij Nr.314/II me 27.V.1923

Tiranë 5.VI.1923

Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar

Refik d.v. /tesheshi.com/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here