Categories: RETROSPEKTIVË

Si u vendos “taksa e parfumeve” në Shqipëri për të financuar shtypjen e librave shqip për ‘tokat e lirueme’!

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake gjermane, qeveria shqiptare ndërmerr një iniciativë që mund të konsiderohet si e pazakontë për stadin zhvillimor dhe situatën komplekse në të cilën ndodhej vendi në atë periudhë.

Me qëllim krijimin e një fondi të veçantë për shtypjen e librave në gjuhën shqipe, ndërmerret një lëvizje fiskale që në thelb parashikon vendosjen e një taksë e posaçme për disa mallra luksi; specifikisht për parfumet, pudrat, kolonjat e produktet e tjera kozmetike që prodhoheshin apo futeshin në vend.

Revista “Leka” e marsit të vitit 1944, në rubrikën “Lajme Kombëtare”, raporton për vendimin e marrë me 30 tetor të 1943, kur s’kishte pak javë që kishte kapitulluar Italia e vendin e saj në Shqipëri e kishte zënë ushtria gjermane.  Vendimi parashikonte krijimin e “Fondit për Zhvillimin e Kulturës Kombëtare”.

Taksa 10 % për parfumet, kremrat e produktet e tjera kozmetike

Ky fond u krijua pranë ministrisë së Kulturës Popullore dhe do të sigurohej përmes një takse 10 % mbi çmimin e shitjes së parfumeve, pudrave, kremrave e locjoneve të ndryshme. Me të njëjtën masë taksoheshin edhe librat e huaj që shiteshin në Shqipëri.

“Fondi i Zhvillimit të Kulturës Kombëtare do të jetë i derdhur pranë Bankës Kombëtare të Shqypnis. Evidenca e tij do të mbahet prej Kontabilitetit të Shtetit” përcaktohej në vendim. Kjo taksë parashikohej të arkëtohej përmes një pulle të veçantë që ngjitej mbi shishet me parfum e në librat e huaj, duke iu mbivendosur vulës që mbante emrin e tregtarit të produktit.

Të ardhurat që siguroheshin përmes kësaj skeme e që derdheshin në “Fondin për Zhvillimin e Kulturës Kombëtare” do të caktoheshin për shtypjen ose rishtypjen e librave në gjuhën shqipe, ashtu sikurse edhe për celjen e bibliotekave në trojet shqiptare ku ishte e nevojshme.

Vendimi përcaktonte që ky fond t’i kushtonte një vëmendje të veçantë “Tokave të Lirueme” në të cilat bënin pjesë trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Fondi administrohej prej një Komitetit të përbërë prej Ministrisë së Kulturës Popullore, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave si dhe prej një shkrimtari të njohur të zgjedhur prej Ministrisë së Kulturës Popullore dhe të një profesori të Gjimnazit të emëruar prej ministrisë së Arsimit.

Ministria e Financave ngarkohej për vënien në zbatim dhe me ndjekjen dhe penalizimin e kundravajtjeve në rastet kur tentohej të shmangej taksa 10 % e çmimit të shitjes së këtyre produkteve.

SCAN/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

5 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

22 mins ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

3 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

4 hours ago