Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Misteret e shpellave të Cërkolezit të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj

Motivet e vizatuara, dielli, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe kryqi, janë simbole të kultit të diellit dhe dëshmi që shpellat kanë qenë tempuj kulti të dardanëve ilir të mijëvjeçarit të dytë apo të fillimit të mijëvjeçarit të parë, para Krishtit. Ndërsa thellimet në formë të kasetave të tipit columbaria, kanë qenë të destinuara për varreza të fshehta të krishterëve të parë të Dardanisë, të periudhës së antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit.


Në kurrizin shkëmbor karstik të anës së majtë luginës së përroit fshatit Cerkolez të Komunës së Istogut, ndodhen dy shpella në distancë prej 9m nga njëra tjetra. Vendasit i quajnë Birat e Gjonës. Shpellat kanë formë gjysmërrethi. Ato janë te kthyera nga lindja e diellit dhe ruajnë misteret e periudhës parahistorike dhe të periudhës së antikitetit.


Shpella I eshët gjatë 5.20m, e gjerë 3.50 dhe e lartë 1.60m. Në mesin e tavanit të saj ndodhet vizatimi i periudhës parahistorike, vepër e artit shkëmbor, i realizuar me incizim në planin horizontal, në një sipërfaqe prej 1.20 x 0.55m. Përbehet nga disa motive në formë pikëzimesh, një vizatimi në formë të shkronjës X, një rrethi që pritet nga katër rreze, një rombi dhe nga disa motive linjash të drejta e të lakuara.


Shpella II është e gjatë 9m, e gjerë 4.5m dhe e lartë 2.30m. Në pragun e shpellës është vizatuar motivi i diellit më 15 linja të cekëta radiale, të cilat ndërpriten nga linja të shkurtra horizontale. Vizatime tjera duket të ketë pas edhe ne tavanin dhe në muret e shpellës , por ato për fat të keq janë dëmtuar e mbuluar nga ndezja e zjarreve të barinjve. Ndërsa në murin ballor dhe në muret anësore të shpellës janë gdhendur njëra pranë tjetrës, në planin vertikal dhjetë dhomëza harkore në trajtë të kasetave të varreve të katakombeve të tipit columbaria, më përmasa 50 x 40 x 30cm deri në 100 x 40 x 20cm.


Të dyja shpellat e Cerkolezit kanë qenë vende të shenjta gjatë dy fazave kohore, në periudhën parahistorike dhe në periudhën e antikitetit. Periudha parahistorike dëshmohet nga motivet e vizatuara, kurse faza e dytë nga varret e tipit columbaria. Motivet e vizatuara sikurse që janë motivi i diellit, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe kryqi, janë simbole të kultit të diellit dhe dëshmi që shpellat kanë qenë tempuj kulti të ilirëve dardanë, gjatë fundit të mijëvjeçarit të dytë apo të fillimit të mijëvjeçarit të parë, para Krishtit. Ndërsa thellimet në formë të kasetave të tipit columbaria kanë qenë të destinuara për varreza të fshehta të krishterave të parë të Dardanisë, të periudhës së antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit.


Shpellat e Cërkolezit (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj)/InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Ndikimi i shegës tek diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të…

30 mins ago

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

48 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

1 hour ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

4 hours ago