Categories: RETROSPEKTIVË

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re dhe sapo e diplomuar.Ishte vajzë e familjes Doko, kamëse dhe arsimdashëse.

Cak i studimeve të Suadës së re, pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme me sukses të shkëlqyeshëm, ishte Fakulteti Teknik i Shkupit, dega e arkitekturës, ku edhe diplomohet në vitin 1958.Po atë vit arrin në Prishtinë dhe punësohet në Ndërmarrjen ndërtimore ”Ramiz Sadiku”, me formimin e Sektorit të Projektimit, emërohet udhëheqese e tij.
Pastaj kaloi të punojë në kuadër të Byrosë Projektuese ”Kosmetprojekt”, asokohe si projektante përgjegjëse dhe shefe e grupit projektues, nga viti 1962 deri në 1967.

Tani po atë vit, do të fillojë punë në arsim në shkollën e mesme teknike në Prishtinë, duke ligjëruar lëndën ‘Konstruksione ndërtimore’, ndërsa një vit më vonë zgjidhet asistente e lëndës ”Godinari I dhe II”, ndërsa më 1970 emërohet ligjëruese e kësaj lënde.
Profesoresha Suade do të realizojë një numër të madh projektesh në hapësirat kosovare si;
Ndërtesa banimi kolektiv në Prishtinë, në Rahovec, Pejë, Fabrikën e mobilieve në Ferizaj, postën qendrore në Prishtinë, ndërtesën e Fakultetit Filozofik, Ambulancën në Prizren.Ajo poashtu ishte edhe kryetare e Këshillit Krahinor të Arsimit dhe Kulturës, Prodekane për Arsim në Fakultetin Teknik si dhe shefe e seksionit të Arkitekturës në Fakultetin Teknik.Në Qershor të vitit ’91, kur futen masat e dhunshme në Universitet, arsimi përjeton edhe një sfidë të vështirë, me mungesë të kushteve elementare për punë, nën presion të vazhdueshëm të dhunës policore serbe, si dhe me largimin e Profesorëve nga puna.
Suade Doko Mekuli vdiq në vitin 2010.

In For Culture

Recent Posts

Ndikimi i shegës tek diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të…

7 mins ago

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

25 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

42 mins ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

3 hours ago