Categories: KËSHILLA

Si të përmirësoni lidhjen Wi-Fi në shtëpi dhe të keni internet më të shpejtë

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumë njerëz e gjejnë veten duke punuar ose studiuar nga shtëpia. Që do të thotë gjithashtu se ata janë të lidhur me rrjetet e tyre Wi-Fi të shtëpisë, të cilat për shkak të numrit të lartë të përdoruesve në ditët e sotme mund të sjellin shpesh probleme me shpejtësinë e internetit. Ja disa këshilla dhe opsione të cilat përforcojnë lidhjen e internetit në shtëpi dhe jashtë saj:

Lëvizni routerin tuaj

Mund të duket një zgjidhje pak e dukshme ose shumë themelore për tu marrë parasysh, por lëvizja fizikisht e routerit tuaj mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në shpejtësitë që merrni dhe sa larg mund të arrijnë transmetimet e tij pa tela. Mundohuni të mos e fshehni routerin tuaj në një qoshe, ose nën një dollap, ose brenda një sirtari, sa më qendrore dhe e spikatur të jetë, aq më mirë.

Merrni një router të prodhuar së fundmi

Ju kurrë nuk mund të keni menduar për shkëmbimin e kutisë së zezë që ju jep ofruesi juaj i internetit, por fakti është që kutia juaj standarde e routerit nuk ka gjasa të jetë modeli më i mirë në treg. Me “më mirë” nënkuptojmë ruterët që mund të përhapin Wi-Fi tuaj më tej, dhe të mbështesin më shumë pajisje më lehtë, dhe t’i mbani lidhjet të qëndrueshme dhe aktive nën kërkesë më të lartë.

Instaloni një zgjatues

Nëse rrëmuja rreth cilësimeve të routerit tuaj duket shumë shqetësuese, investoni në një zgjatues ose përforcues Wi-Fi. Këto pajisje futen në një prizë rezervë muri, lidheni me internetin pa tel duke u rrezatuar nga routeri juaj, dhe shtojnë rezën e lidhjes Wi-Fi në shtëpinë tuaj.

Ndryshoni Kanalin

Ruteri juaj përdor një kanal të veçantë Wi-Fi për të komunikuar me pajisjet rreth shtëpisë tuaj, dhe nëse keni fqinjë që jetojnë shumë afër, të cilët kanë ruterë që përdorin të njëjtin kanal Wi-Fi, atëherë gjithçka mund të ngadalësohet. Kalimi në një kanal tjetër mund të zgjidhë këtë problem. (WIRED)

In For Culture

Recent Posts

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

3 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

20 mins ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

3 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

4 hours ago