Categories: RETROSPEKTIVË

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936 (FOTOT)

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë për të vijuar më pas në Fier, Lushnje, Shkodër e Elbasan. Konkursi i parë blegtoral i zhvilluar në Tiranë ka qenë një konkurs kuajsh. Synimi i tyre ishte njohja e blegtorëve me nevojën dhe mënyrat sesi mund të përmirësonin racën e kafshëve. Në këto konkurse merrnin pjesë qytetarë të ndryshëm të cilët asistonin në demostrimin e specieve më të mira që kishin blegtorët shqiptarë.

Veç kuajve, konkurset blegtorale zhvilloheshin për kuaj, dema e dhen. Në secilin prej këtyre konkurse merrnin pjesë mesatarisht 300-350 kafshë. Konkursi drejtohej nga një komision specialistësh që mbi bazën e kritereve të zooteknikës përzgjidhte specien më të mirë, pronari i së cilës më pas përfitonte një shumë të hollash dhe një çertifikatë.

Këto konkurse do të zgjasnin deri në vitin 1936, kur për arsye financiare do të ndërpriteshin.

Zhvillimi i këtyre konkurseve vlerësohej si një mënyrë e shpejtë për të informuar blegtorët shqiptarë mbi mënyrat e seleksionimit të racave të kafshëve, racat që duhej të importonin etj. po ashtu, këto konkurse shiheshin si mundësi për të krijuar takime të drejtëpërdrejta mes blegtorëve dhe ekspertëve të zooteknisë me qëllim dhënien e udhëzimeve dhe këshillave për përmirësimin e tyre. Në këtë periudhë, kultura blegtorale e vendit ka qenë e ulët dhe në vend mungonin librat apo broshurat e posaçme që mund të ndihmonin në këtë drejtim./sCAN/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

47 mins ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

2 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

2 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

3 hours ago

Njihuni me pemën që ndryshoi hartën e botës

Nëse udhëtoni thellë në pyjet e Andeve do të ndesheni me një pemë të veçantë.…

4 hours ago

Amiklati detari epirot-ilir nga Epidamni-Dyrrahu, si personifikim i botës antike mesdhetare për mikpritje e besë

Nga Agron Luka Duke filluar Parathanien… Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë…

4 hours ago