Me gjithë faktin që kafen mund ta gjeni në pothuajse çdo cep, është jashtëzakonisht e vështirë të bëhet si duhet. Më së shpeshti ndodh që pijes suaj të preferuar i mungon sheqeri, të jetë shumë e fortë ose e lehtë.
Ju prezantojmë tetë gabimet e përgatitjes së kafes për shkak të të cilave kafja juaj nuk është ashtu si e dëshironi ju:
Zierja e tepërt e kafes
Kur shija e kafes është e ithët, kjo është shenjë që e keni zier për së tepërmi. Ndonjëherë ka faj xhezvja në të cilën e keni përgatitur, prandaj thjesht zëvendësojeni. Sa duhet të zihet kafja, varet nga lloji i saj.
Ndarja është si vijon:
Espreso – dy minuta e gjysmë
Kafja turke – 45 sekonda në ujë të vluar
Kafja e pjekur – gjashtë minuta
Uji shumë i nxehtë
Përdorimi i ujit me temperaturë adekuate është kyç në fitimin e shijes së mirë të kafes, 195-205 shkallë është temperatura ideale sepse me të fitohet aroma më e mirë dhe shija më e mirë e kësaj pije.
Injorohet raporti i kafes dhe ujit
Për kafen më të mirë duheni të përdorni dy lugë kafe dhe 180 mililitra ujë. Sigurisht, nëse dëshironi shije më të fortë, mund të shtoni edhe më shumë kafe dhe e kundërta. Vetëm përpiquni që të qëndroni sa më afër raportit ideal.
Përdorët kafja e bluar më herët
Edhe pse ju bie rëndë që në mëngjes të ndani kohë për të bluar kafen, është shumë më mirë që këtë gjë ta bëni para zierjes së pijes.
Zgjidhet kafja më e lirë
Zgjidhja ekonomike është vendim i mirë, por shpesh ndodh që kokrrat e lira të kafes njëkohësisht të jenë edhe më të dobëtat. Në vend se të paguani kafen sipas çmimit më të ulët, kurseni para ashtu që të reduktoni pirjen e kafes në kafene dhe restorante.
Nuk ruani kafen si duhet
Nëse dëshironi të ruani freskinë e kafes, mbajeni të mbyllur hermetikisht në ambalazh të mbyllur, në vend të ftohët dhe të errët, transmeton Koha.net. Enët qeramike dhe të qelqit janë më të mira për këtë gjë.
Ngrirja e kafes
Edhe pse ndoshta keni menduar që me ngrirjen e kafes ruani shijen e saj, në fakt ajo humbet me këtë gjë. Nëse kafja nuk ruhet në enë të mbyllur hermetikisht, ajo merr aromat nga frigoriferi. Nëse duhet ta ruani në frigorifer, atëherë kujdesuni që enët me kafe të jenë të mbyllura mirë. Mos i ktheni në frigorifer pasi që ta hapni kafen.
Zieni kafe të vjetër
Për shijen më të mirë të kafes përdorni kokrrat e freskëta të kafes sepse ato me kohë humbin freskinë e tyre. Kushtojini kujdes afatit të skadimit të kafes dhe blijeni në sasi të vogla.