1. T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep nder e të fal emnin Shqiptar.

2. Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësin shqiptare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.

3. Cdo Shqiptar asht vllau i Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.
4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate, tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shejin e komsis, shnderon vehten e vet.

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandej këtë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.

***
Kështu shkruhej në faqen e parë të pasaportës për jashtë shtetit, të lëshuar nga Mbretëria Shqiptare.

Burimi: Muzeu Kokalari/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here