Reagimi i piktorit nga Mitrovica Bedri Islamit për skulpturën e Adem Jasharit të punuar nga Destan Gashi në Vijenë. /InforCulture.info
Shkruan: Bedri Islami
Kultura aktuale- ARTI -kopja e identitetit të poshtnuem politik
armiq të vetvetës
Sikurse edhe poshtërsia që i bëhet një populli nga ana e politikes, të njejtat padrejtësi si duket po i’u ngulitkan edhe vet të shtypunve, shoqnisë në përgjithësi dhe qenkan më të rrezikshem se sa vet themeli i së keqes. Nënvlerësimi i vetës, paska qenë gjithmonë pjesë e identitetit shqiptar ndër shekuj, e kjo më së miri vërtetohet se si ajka e një populli i (ç)ngritë figurat madhore të kombit të tij.
Shohim çdo ditë se si “artistë” të ndryshëm paraqesin punët e tyre për të thënë diqka, për të shkretuar segmente të rëndësishme të së kaluarës. Një shembull i tillë na u shfaq edhe këto ditë, një shkretim i tillë, i një figure kolosale të popullit. Është vepra “Bac, u kry” e një zotriu me emrin Destan Gashi! Zotni, si lejon që imagjinata juaj ta paraqes figurën monumentale te Heroit tonë në atë formë banale dhe të ulët. Si lejon që nga dora e një artisti të shprehet një shkretim i tillë artistik.
Në emër te emancipimit artistik dhe lirisë kreative, nuk lejon sentimenti popullor një absurditet të tillë. Si mundet një fëmijë që ndoshta për herë të parë njoftohet me figurën e një kolosi të atdheut, ta percepton në kokën e tij këtë figurë duke u bazuar ne këtë vepër?! Këtë lloj trashëgimie do u’a lëmë brezave!? Nuk është hera e parë që ne i ulim figurat tona të mëdha, me vepra të tilla.
Kjo është shenjë e një devijimi shpirtnor kolektiv që si duket nuk është vetëm politika e tillë, por çdo dimension shoqnor. Nuk ka nevojë për analizë artistike mbi veprën, sepse populli i njeh më mirë herojt e vet, në dimensionet të cilat janë të betonuara në memorien kolektive dhe asnjë politikan, artist e thiu e i biri, nuk i lëkund këto bazamente. /InforCulture.info