Fjala është për përbërësit me të cilët do të jeni të sigurt, sepse të gjitha do të jenë vepër e duarve tuaja

Në atë mënyrë do të dini që keni produkt i cili nuk përmban kimikate të rrezikshme, por që do t’ju ndihmojë që ajri në shtëpinë tuaj të jetë i pastër, i freskët dhe me aromë të këndshme.

Opsione për bërjen e freskuesve ka shumë, ndërsa një recetë po jua sjellim në vazhdim, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 filxhan i vogël ujë;
– 2 lugë të mëdha alkool medicinal;
– 15-20 pika vaj esencial me cilësi antibakteriale

Sipas zgjedhjes suaj, mund të kombinoni edhe më shumë vajra (në grupin e vajrave antibakteriale bëjnë pjesë: selvia, aukaliptusi, livanda, limoni, limoni i athët, rigoni, çaji kinez, menta, kamomili gjerman, rozmarina, sherbela, fleta e kanellës) dhe shishja me spërkatëse.

Mënyra e përgatitjes:

Në shishe me spërkatëse përzieni të gjithë përbërësit. Për ta penguar derdhjen e mundshme, përdorni hinkën.

Tundni mirë dhe freskuesi juaj është i gatshëm për përdorim. Meqenëse vajrat esenciale kanë tendencë që të pluskojnë në sipërfaqe të ujit, tundeni gjithmonë shishen para përdorimit.

Është e vërtetë që freskuesit natyralë të ajrit me siguri do të qëndrojnë më pak në ajër nga ato të dyqaneve, por zgjidhja e këtij problemi është e thjeshtë – përdoreni pak më shpesh.

Në fund, mos harroni që freskuesit vetëm do të ndihmojnë, ndërkaq kryesorja është që të freskoni hapësirat duke i mbajtur të hapura dritaret, duke aktivizuar ventilimin dhe duke pastruar dhe dezinfektuar me themel shtëpinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here