Categories: KULTURË

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, destinacioni turistik mes detit dhe legjendës

Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon.

Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo si ftesë për këtë sezon turistik për turistët e huaj dhe pushuesit vendas si një destinacion i veçantë ku takohet historia, kultura dhe madhështia e detit.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës.

U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”.

In For Culture

Recent Posts

Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të…

3 mins ago

Kjo është arsyeja e “çuditshme” përse xhinset duhet futur për disa orë në frigorifer

Shumë prej nesh i përdorin pothuajse cdo ditë xhinset dhe eshte pamundur të gjesh një…

11 mins ago

Kulturë ILIRE në gadishullin Italik

Shkruan: Preveza ABRASHI Megalitiket ILIRE Montalbano në Apulia shek XV-XIII para Kr. Apulia ishte e…

42 mins ago

Këto perime e largojnë fryrjen e stomakut

Nëse ka këshillë që pranohet nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet…

52 mins ago

Keni pyetur pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? Ja përgjigjia

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e…

21 hours ago

E habitshme, ja pse nuk duhet të pini ujë në këmbë

Çdo ditë trupi humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji…

21 hours ago