Ka shumë ilaçe natyrore kundër ftohjes dhe dhembjes së fytit, por këto pesë që jua sjellim ne, janë dëshmuar edhe nga studime shkencore.
1. PIJA RUSE ME RRIKË
Në një gotë me ujë të nxehtë qiteni një lugë të rrikës së freskët, të gërryer, një lugë mjaltë dhe një lugë karafila të bluar. Përzieni. Kjo është receta e Dr. Zimentës, i cili thotë se bëhet fjalë për një ilaç të moçëm rus kundër dhembjes së fytit. Pijeni ngadalë duke e përzier vazhdimisht, meqë rrika fundoset shpejt – thotë ai.
2. ÇAJI I JAMBALLIT
Jamballi ka efekt anestetik, e qetëson fytin e ngacmuar dhe e largon kollitjen. Substanca aktive në të është glicirizina, e cila është për 50 herë më e ëmbël se sheqeri. Glicirizina është e dobishme për shëndet, por mos e teproni me të, meqë e rritë shtypjen e gjakut. Për përgatitjen e çajit, përvëloni gjysmë luge të vogël të jamballit të thatë me 1,5 dcl ujë të valë, lëreni që të qëndrojë të mbuluar për 5 minuta e më pas kullojeni dhe pijeni. Mos pini më shumë se 3 filxhanë në ditë, deri në një muaj.
3. SHURUPI I QEPËS KUNDËR KOLLITJES
“Vendosni gjashtë qepë të grira në një enë, ku shtoni gjysmë filxhani mjaltë. Ziejeni ngadalë në zjarr të lehtë për dy orë, e më pas kulloni. Konsumojeni në intervale të rregullta, mundësisht të nxehtë”. Kjo është këshilla e Dr. Michael Murray-t dhe Dr. Josep Pizzorno-s në librin e tyre “Encyclopedia of Natural Medicine.
4. PREPARATI NGA SHERBELA PËR SHPËLARJEN E FYTIT
Mjekët gjermanë, te rastet e inflamacionit të fytit dhe bajameve, preferojnë preparatin e ngrohtë të sherbelës për shpëlarjen e fytit, thotë Michael Castleman, autor i librit “The Healing Herbs”. Dobia terapeutike e sherbelës rrjedh nga taninet e saj, thotë ai. Castleman këshillon që t’i marrim një deri dy lugë të gjetheve të thara të sherbelës, duke i vendosur në një filxhan me ujë të valë. Lërini që të qëndrojnë për 10 minuta. Të mos përdoret te fëmijët më të vegjël se 2 vjet.
5. ILAÇI I DR. DUKE-s KUNDËR DHEMBJES SË FYTIT
Dr. Sc. Jim Duke, ekspert për bimët mjekësore në Ministrinë Amerikane të Bujqësisë, thotë se disa lloje të ushqimeve përmbajnë kombinime që mund të ndihmojnë. “Sikur unë të kisha laringjit”, thotë Dr. Duke. “Do të pija lëng të ananasit me pak arrëmyshk, rozmarinë dhe mendër të gjelbër, si dhe me pak jamball si ëmbëltues”. Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, atëherë evitojeni jamballin.