Gjigantët e prodhimit të orëve janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” për të dizenjuar mekanikën më të hollë në botë.

Por duket se në fronin e tyre do të ulet një orë bërës i pavarur rus. Konstantin Çajkin me bazë në Moskë thotë se prototipi i tij i ri “ThinKing” të cilin ai e debutoi në panairin e orëve në Gjenevë të Zvicrës është vetëm 1.65 milimetra e trashë.

Ai gjithashtu beson se është ndër orët më të lehta në botë me një peshë prej vetëm 13.3 gram pa rripin e saj. Ai tha se ora përmban një mekanizëm, një rrotë të dyfishtë ekuilibrimi që lejoi prodhuesin të zvogëlojë numrin e shtresave në lëvizjen e orës.

Ndërkohë, mekanizmat për mbështjelljen e orës dhe rregullimin e numrave të saj gjenden në një kuti mbajtëse të veçantë 5.4 milimetra të trashë, duke liruar hapësirat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here