Categories: Uncategorized

Kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet apo stresi.

Nëse dëshira për ushqim shuhet për një kohë të gjatë, atëherë mund të përballeni jo vetëm me rënie jo normale në peshë por edhe sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë kronike. Përpos medikamenteve, oreksi mund të rikthehet falë disa kurave natyrale të cilat mund t’i bëni lehtë në shtëpi, duke ndjekur këto këshilla:

Koriandra

Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore. Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq. Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun.

Farat e Koprës

Kopra si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit. Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës. Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim. Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim. Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj. Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta.

Nenexhiku

Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër fryrjeve dhe problemeve me tretjen. Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë. Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit.

Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin. Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur. Çaji i nenexhikut përgatitet njësoj si çajrat e tjerë bimorë.

Limoni

Limoni ka fuqinë të stimulojë gjendrat e shijes. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ju ndihmon nga një sërë rreziqesh. Konsumi i limonit stimulon oreksin dhe parandalon rënien jo normale të peshës, si pasojë e mungesës së oreksit./

In For Culture

Recent Posts

Arsyet e fobisë nga kafshët shtëpiake

Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund…

44 mins ago

Si ta dini nëse dikush ju spiunon telefonin?

A keni pasur ndonjëherë frikë se dikush po e përdor celularin tuaj kundër jush? Jo…

54 mins ago

574 TË SHËRUAR DHE 539 RASTE ME COVID-19!

1.219 TESTIME, 574 TË SHËRUAR DHE 539 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit,…

1 hour ago

Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të…

1 hour ago

Kjo është arsyeja e “çuditshme” përse xhinset duhet futur për disa orë në frigorifer

Shumë prej nesh i përdorin pothuajse cdo ditë xhinset dhe eshte pamundur të gjesh një…

1 hour ago

Kulturë ILIRE në gadishullin Italik

Shkruan: Preveza ABRASHI Megalitiket ILIRE Montalbano në Apulia shek XV-XIII para Kr. Apulia ishte e…

2 hours ago