6.1 C
Pristina
Thursday, February 25, 2021
Home KËSHILLA Katër mënyra natyrale si t’i zbardhoni dhëmbët

Katër mënyra natyrale si t’i zbardhoni dhëmbët

Përgjatë kohës dhëmbët mund të prishen, dobësohen dhe zverdhen ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje pastrimit të tyre herë pas here.

Mosha, trashigimia gjenetike ashtu dhe stili i jetesës konsumimi për një kohë të gjatë i kafes apo cigars mund të bëhen shkak për njollosjen dhe zverdhjen e dhëmbëve tuaj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë katër mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni ntyralisht nga ky problem.

Kujdes me ushqimin

Heqja nga dieta e përditëshme e ushqimeve që zverdhin dhëmbët mund të parandalojë njollosjen e mëtejshme të tyre. Ushqimet dhe pijet që përmbajnë tanin, si vera dhe çaji, mund të njollosin dhe zverdhin dhëmbët tuaj në shumë pak kohë. Kafeja dhe sodat e errëta dhe lëngjet gjithashtu kanë të njëjtin efekt.

Ushqimet acidike mund t’i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë duke veshur smaltin. Në përgjithësi dentistët rekomandojnë të prisni 30 minuta pas ngrënies përpara se të lani dhëmbët.

Larja me vaj

Larja e dhëmbëve me disa vajra të veçantë ndihmon në heqjen e njollave në dhëmbë gjithashtu edhe bakteret apo papastërtitë. Sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve vaji i ullirit, ai i kokosit apo vaji i susamit kryejnë një rol në parandalimin e gurzave dhe njollave. Mjafton të shpëlani gojën me pak vaj për disa minuta pasi t’i keni larë dhëmbët me furçë dhe pastë.

Trajtimi me sodë buke

Soda e bukës mund të pastrojë tërësisht njollat ​​në sipërfaqen e dhëmbëve. Disa njerëz shqetësohen se soda e bukës është shumë e ashpër dhe mund të shkatërrojë smaltin, por nëse e përdorni me masë vetëm do t’ju ndihmojë. Soda e bukës gjithashtu ndihmon në eliminimin e baktereve dhe parandalon prishjen e shpejtë të  dhëmbëve.

Higjena e mirë

Ruajtja e higjienës së mirë orale është gjëja më e rëndësishme që një person mund të bëjë për të evituar zverdhjen e dhëmbëve. Larja e rregullt dhe përdorimi i fijeve dentare për të pastruar hapësirat mes dhëmbëve mbron smaltin, parandalon prishjen e mishrave të dhëmbëve dhe largon njollat. Higjiena e mirë orale përfshin: Larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë gjithashtu pastrimin rreth mishrave dhe pjesëve të pasme të tyre.

Përdorimi i një paste dhëmbësh që përmban fluor. Fluori parandalon zverdhjen dhe madje edhe prishjen e dhëmbëve ndaj rekomandohet edhe nga dentistët./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Probleme me “Messenger”

Aplikacioni i Facebook, “Messenger” është duke pasur probleme në shumë vende të botës.Ky problem është edhe në Kosovë,...

Lidhjet e shqipes me ilirishten

Portali Konica.al sjell një fragment nga libri i misionarit protestant Edwin Jacques mbi etnogjenezën shqiptare. Një mendje briliante dhe një pasion i...

Qetësoni djegiet e stomakut me këtë pije me bazë mollësh

Ndjesia e njohur e hidhërimit në fyt vjen për shkak të ngjitjes së lëngjeve gastrike drejt ezofagut.Dieta e...

Detaji që iu kishte ikur të gjithëve nga “Home Alone”

Fansat e “Home Alone” kanë kapur një detaj interesant nga ky film.Kevin McCallister i Home Alone u la...

Recent Comments