Inxhinierët në Carnegie Mellon, e kanë zhvilluar aplikacionin Internet Of Thing apo IOT, që t’i skanojë pajisjet inteligjente të zgjuara që njihen si IOT.

Këto pajisje përfshijnë asistentin digjital, televizionin e zgjuar dhe pajisjet tjera shtëpiake të teknologjisë së lartë.

Pas një skanimi të shpejtë, aplikacioni i tregon përdoruesit, se çfarë janë pajisjet IOT dhe për çfarë mund të shërbejnë.

Nëse ka mundësi, përdoruesve mund t’ju ofrohet që të mos hynë në bazën e të dhënave, të cilat është duke i mbledhur ajo pajisje, që nënkupton se është duke spiunuar.

Aplikacioni e ka edhe një bazë së të dhënave, që iu ndihmon përdoruesve, që të kuptojnë më shumë rreth përdorimit të pajisjeve të tyre.

Krijuesit e aplikacionit IOT, po përpiqen që ta zgjerojnë përdorimin e këtij aplikacioni dhe ta lehtësojnë mënyrën e përdorimit, për të zgjeruar transparencën dhe rritur privatësinë dhe sigurinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here