Categories: ARTLETËRSI

VALLJA E VDEKJES nga Johann Wolfgang Von Goethe

Rojtari në mesnatë vështron
varret aty poshtë përhapur;
Hëna gjithçka e ndriçon;
Oborr i kishës si ditën – zbardhur.
Kur, një varr hapet dhe një tjetër, dhe:
ata dalin, një grua këtu, një burrë atje,
me qefinët e bardhë të zhgryer.

Shtriqen, të drejtojnë kokallë e koskë,
Vallëzojnë në rreth, rrotullohen,
i varfër dhe i ri, i pasur dhe rrozgë;
qefinët ndër koska ju ngatërrohen
dhe meqë s’ka më turp që ti mbajë,
shkunden të gjithë, dhe majë më majë
qefinët hidhen nëpër kodra.

Kërkëllet kur ngrihet kokalla, kërciri,
me gjeste ata përpara në valle;
trokëllimë dhe poterë ka qimitiri
si e rënë drurëve me ngadale.
Rojtari nga e gjithë kjo qesh;
kur Tunduesi i poshtër i pëshpërit në vesh:
Shko! dhe rrëmbe një qefin.

E bën sa mendimi! shpejt dhe vrapon
mbas portës së kishës mbyllur.
Hëna të ndriçojë njëlloj vazhdon,
vallen që ata heqin pa u tutur.
Por më në fund ky dhe ai humbet,
një vidhet, më pas një vishet
dhe vrap, gjendet nën lëndinë.

Por një, pengohet dhe zvarritet
dhe bie dhe ngrihet varr më varr;
asnjë nga shokët aq keq s’vritet,
kur ja, ai nuhat veshjen në ajër.
Godet portën e qelës që e zmbraps,
stolisur dhe bekuar kjo qelë me fat
vezullon me kryqe metalike.

I duhet qefini ndryshe s’e merr dheu,
Për tu menduar kohë më nuk mbetet,
Ndaj stolitë gothike me forcë mbërtheu
nga e dala në të dalë kacavirret.
Po i sillet të shkretit rojtar, medet!
Ngjitet nga nyja në nyje përpjetë,
si merimagë, ndjekësi i tmerrshëm.

Rojtarin e shkund, rojtari meit,
por ai kënaqet që qefinin rifiton.
Vjen fundi, ai përgjatë u vërtit,
Një dhëmb i hekurt e kafshon.
Hëna mbas resh i dha vetes lejëkalim,
Këmbana fuqishëm dha një kumbim
dhe skeleti përdhe u shkërmoq.

– poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Kjo është historia e Louis Vuitton – nga një njeri i varfër në një markë gjigande

Sipas statistikave të vitit 2020, kompania Louis Vuitton zë vendin e 9-të midis markave më…

11 mins ago

Vargjet e shkrimtarit francez në 1609 për Skënderbeun: Flinte vetëm dy orë

Në faqen n°200 të poemës me titull “Le Dauphin” të shkrimtarit francez Jacques de La…

37 mins ago

A e dini se cili është libri më i shitur në botë?

Nëse e shohim në aspektin e librave më të shitur në botë, që brenda një…

47 mins ago

Itali, Dokumentari i 1951 mbi ritualin unik të martesës arbëreshe (Video)

Një baba (me gajde) të ndihmuar nga djali i tij i vogël kujdeset për delet…

1 hour ago

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’ “

Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë…

2 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që…

2 hours ago