Qysh prej kur ka filluar të merrte vëmendjen e publikut nga ndeshjet e para, Muhammad Ali njihet si një prej atletëve më karizmatik dhe polarizues të të gjitha kohërave.
Në moshën 22-vjeçare, ai kishte ardhur nga askund për t’u bërë kampion i botës për pesha të rënda në boks, megjithëse shumë shpesh kishte mbetur pa këtë titull dhe ishte larguar nga ringu për shkak se kishte refuzuar të luftonte në Luftën e Vietnamit.
Janë dashur 3 vite që t’i hiqej ndalimi për t’u ndeshur.
Në një rikthim epik, ai i kishte mposhtur të gjitha shanset dhe ishte bërë kampion i botës prapë. Asnjëherë nuk është frikësuar të flet për mendimet e tij që i ka për sportin, politikën, për religjionin apo jetën në përgjithësi.
Më poshtë i keni disa prej thënieve më motivuese nga ky njeri i madh.
– “Ai i cili nuk është i guximshëm mjaftueshëm për të ndërmarr rreziqe nuk do të arrijë asgjë në jetë”
– “Njeriu i cili nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë”
– “Jam më i mahnitshmi, këtë e kam thënë edhe para se ta dija se jam”
– “E kam urryer çdo minutë të stërvitjeve, por kam thënë, ‘Mos hiq dorë. Vuaj tani dhe jetoje tërë jetën si kampion”
– “Brenda ringut apo jo, nuk ka asgjë të gabuar me të rënit poshtë. Të qëndruarit poshtë është gabim”
– “Për t’u bërë kampion i madh ju duhet të besoni se jeni më të mirët. Nëse nuk jeni, aktroni sikurse jeni”
– “Kampionit nuk bëhen në palestër. Kampionit bëhen nga diçka që e kanë thellë brenda tyre- një dëshirë, ëndërr, një vizion. Ata duhet ta kenë aftësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia”.