6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si sot, në vitin 1464, vetëm disa javë para se ta kurorëzonte...

Si sot, në vitin 1464, vetëm disa javë para se ta kurorëzonte Gjergj Kastrioti-Skënderbeun për mbret, në Ancona të Italisë do të vdes papa Pio II (1458-1464)

Shkruan: Jahja Drancolli

Në qytetin Ancona, ku vepronte atëbotë kolonia e qëndrueshme arbërore, papa Pio II (emri mirëfilltë i tij, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, priste për të kaluar në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464). Dihet se, papa Pio II ose ndryshe Aneas Silvius është shquar për njërin ndër humanistet e historianet më të mirënjohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes europiane. Si i tillë është shquar edhe në Koncilin e Bazelit (1439).

Nga viti 1442 e ndeshim në Vjenë për sekretar personal të perandorit Fridriku III; më 1446 është emëruar ipeshkëv në Trieste; më 1447 në Siena; më 1456 kardinal, dhe së fundi më 1458 u zgjodh për Papë. Njoftime të rëndësishme për Arbërinë në periudhën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut mund të ndeshim në veprat monumentale të tia: “I Commentarii rerum memorabilium, quae temporibus suis contigerunt”, “De gestis Concili Basiliensis commentariorum, libri II”, “Opera omnia” e ndonjë tjetër.
Objektivi kryesor i Piccolomini-t në Republikën e Raguzës ishte takimi me burrat më të shquar të kohës në mbrojtjen e vlerave europiane.

Pra, Dukën e Republikës së Venedikut Cristoforo Moro, mbretin e Hungarisë, Matthias Corvinus (Mátyás Corvin, Mátyás Hunyadi, 1443-1490), si dhe me Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, i cili nga papa Pio II priste të kurorëzohet për mbret të Arbërisë.

Gjithë kjo histori interesante fshihet në arkiva në Raguze, Ancona, Venezia, Roma, e ndonjë tjetër. Përveç njoftimit që ndërlidhet me kurorëzimin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut për mbret nga papa Pio II, tërheqin vëmendjen edhe njoftimet për përgatitjet e Republikës së Raguzës për pritjen e personaliteteve më të shquara të kohës, që kanë nisur ç’prej janarit, respektivisht prej majit të vitit 1464, dhe në këtë kuadër nga vargu i madh i realizimeve përgatitore duhet përmendur dhe sigurimi e disa pikave të rëndësishme të qytetit, sidomos sigurimin e fortifikatës Revelin!

Burimi: Një kopje e dokumentit hulumtuar nga MA. sc. Ruzhdi Panxha në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut, sot ruhet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës! /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që...

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli...

Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshmeNëse nuk i lan dhëmbët shpesh...

Recent Comments