6.1 C
Pristina
Monday, January 25, 2021
Home KURIOZITETE Tavolina e çuditshme e murit të madh kinez

Tavolina e çuditshme e murit të madh kinez

Daton prej kohës së mbretërimit të perandorit Wanli (1572-1630), nga dinastia Ming. Tavolina, u zbulua në majën e një kulle në Murin e Madh, në veri të Kinës.

Me përmasa 102x62x13 centimetra, tavolina e hershme u zbulua nga një kujdestar, ndërsa po patrullonte seksionin ”Xuliukou” të Murit të Madh, në qytetin Qian’an, të provincës Hebei.

Mbi të, janë të dokumentuar përmes një mbishkrimi, 300 emra dhe tituj të 15 zyrtarëve të dinastisë Ming (1368-1644).

Guo Lifei, zëvendëskurator pranë muzeut në Qian’an, shpjegoi se zyrtarët, emrat e të cilëve janë shkruar në tavolinë, ishin gjeneralët më të rëndësishëm që ndihmuan në ndërtimin e kësaj pjese të Murit të Madh, si dhe ata që e mbrojtën më vonë atë, transmeton ‘konica.al.

Sipas mbishkrimit, tavolina është bërë në vitin 1584 – saktëson, Guo. Ajo mund të sigurojë referenca për studime të mëtejshme, mbi ndërtimin e Murit të Madh dhe hierarkinë në dinastinë Ming – theksoi ai.

Muri i Madh kinez, pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO, përbëhet nga disa mure të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Disa pjesë të tij, janë dëmtuar apo shembur dhe kanë nevojë për restaurim të menjëhershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Mos më thoni se s’vjen më, Do e pres te pragu i derës,..”

MOS MË THONI ...Mos më thoni se vdiq,Mos më thoni se nuk është më,I miri e...

Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000 simpatizantë nazistë morën pjesë në një tubim të organizuar nga German American...

Nga Sokol NeçajGrupi i njohur German American Bund (Bund gjermanisht është "aleancë") ishte një nga grupet më...

Ja pse macet e pastrojnë vetën pasi t’i përkdhelni

Kafshët më të preferuara janë macet dhe qentë. Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet...

Mos e mbani teshtimën ! Ky është rreziku

Nëse jeni gati duke teshtitur, edhe nëse jeni në një vend të qetë, mjekët rekomandojnë që ta nxirrni teshtimën. Një 34-vjeçar nga...

Recent Comments