“Kuajt e Luftës”, fotografia ku pozojnë 650 oficerë amerikanë dhe që u kushtohet 8 milion kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore

“Një foto sa një mijë fjalë”, nuk është vetëm një slogan. Kështu mund të konsiderohet dhe një foto e tillë që vjen nga Lufta e Parë Botërore. Kjo foto tanimë konsiderohet edhe si art konceptual ndaj është përfshirë në katalogët e artit modern.

Lufta e Madhe

Lufta e Parë Botërore apo siç njihet ndryshe “Lufta e Madhe” ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. E paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, gjatë 52 muajve, Lufta e Madhe përfundoi me humbjen 20 milionë njerëzve.

Shtetet e Bashkuara lanë të vrarë 114 mijë amerikanë, dy herë më shumë se numri i të vrarëve në Vietnam.

Britania mobilizoi 11 milionë ushtarë ku më shumë se 700 mijë prej tyre gjetën vdekjen.

Gjermania e humbi luftë dhe bashkë me të edhe 2 milionë njerëz.

Francezët humbën 1.7 milionë njerëz dhe në vitin 1918 e gjithë Franca numëronte të paktën 630 mijë vejusha lufte.

Në Evropën Lindore, pasojat ishin po aq katastrofale. Në Serbi gjetën vdekjen 15 % e popullsisë. Rusët humbën pothuajse po aq njerëz sa francezët. Ndërsa humbjet e turqve as që nuk u llogaritën ndonjëherë.

Në një farë kuptimi, Lufta e Madhe ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj ndërsa austriakët 600 mijë.

Ushtria Britanike e 1914 ishte më e mekanizuara nga të gjithë ushtritë, por prapëseprapë kishin nevojë për kuaj dhe kjo kërkesë u rrit vetëm kur Lufta përparoi.

“Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinente: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Ajo ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet. Blloku i Antantës ku bënte pjese Britania, Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalesh ku bënte pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë.

Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Nderimi pas lufte

Në vitin 1918, ushtarët amerikanë përpunuan një set fantastik fotografik, për të nderuar miliona e miliona ekuipazhe që luftuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kjo foto tregon 650 ushtarë të rreshtuar në formën e një koke kali, që paraqet një lloj solidarizimi për kuajt e vrarë gjatë kësaj lufte.

Secili nga këta ushtarë që duken në foto, humbi kalin e tij në Luftën e Parë Botërore. Në këtë mënyrë ushtarët falënderojnë kuajt me sloganin prekës: “Nuk janë vetëm ushtarët që luftuan për vendin e tyre”.

Kjo foto historike dëshmon se sakrifica e këtyre kafshëve trime nuk kaloi pa u vënë re.

Miliona kuaj dhe kafshë të tjera shërbyen gjithashtu gjatë kohës së luftës dhe kjo foto e veçantë tregon sa shumë i vlerësonin njerëzit kuajt e luftës dhe sakrificën e tyre.

Fotografia prekëse, e zezë dhe e bardhë, që deri tani ka mbetur pa autor, besohet se është shkrepur nga oficerët e Departamentit Nr.326 në Camp Cody, New Mexico.

Fotografia në fjalë konsiderohet si vepër arti.

Fotoja, ku pozojnë 650 oficerë amerikanë, i kushtohet 8 milion kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore

Ndërsa kuajt kanë shërbyer në shumë luftëra të tjera, numri i madh i kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore ishte mahnitëse; rreth tetë milion kuaj, dhe po shumë mushka dhe gomarë u vranë në luftë.

Nga 1 milion kuaj që lanë Anglinë për në frontin e Perëndimit, vetëm 60 mijë u kthyen. Ndërsa më shumë se një milion qen u vranë gjithashtu gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kuajt vuajtën kushte të tmerrshme, dhe u vranë më shpesh në vijat e përparme nga zjarri i mitralozit dhe sulmet me gaz.

Kuaj dhe homologët e tyre gjithashtu ndihmuan në transportimin e ushqimit, ujit, municionit, dhe furnizimeve mjekësore, në distanca të gjata dhe terrene të ashpra. Trimëria e tyre frymëzoi librin “Kali i Luftës”, të shkruar nga Michael Morpurgo, i cili më vonë u përshtat në një film me të njëjtin titull të regjisorit Steven Spielberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here