Instituti për Studimin të Lashtësisë me seli në Nju Jork, ka hapur një ekspozitë me artefakte e zbulime arkeologjike nga ballkani “Ritual and Memory – The Ancient Balkans and Beyond” apo “Rituali dhe kujtesa – Ballkani i lashtë e më gjerë”.
E veçanta e kësaj ekspozite është se janë prezantuar edhe gjurmë të së kaluarës antike, viteve 500 deri 100 p.e.r., e që i përkasin gjurmëve të lashtësisë së trevës së Anamoravës, saktësisht komunës së Kamenicës.
Kështu ka bërë të ditur historiani i njohur nga Komuna e Gjilanit, Naim B. Musliu, i cili një periudhë relative jeton e vepron në SHBA.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/01/323417319_680548293768929_5914603906392109138_n.jpg)
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/01/325732680_659364602611310_4803502639335890755_n.jpg)
“Me Besim Beken, vizituam Institutin për Studime të Botës Antike, (“Institute for the Study of the Ancient ëorld”), në Nju Jork, për të pa Ekspozitën “Ritual and Memory – The Ancient Balkans and Beyond”, me zbulime arkeologjike të Ballkanit, veçanërisht stelen që përshkruan procesin e ritualit të varrimit dhe i takon periudhës 500 – 100 para erës së re, e gjetur në Kamenicë të Kosovës, dhe figura të gjetura në Shtoj të Shqipërisë që datojnë 2800 – 2500 para erës së re”, ka shkruar z. Musliu.
Sipas Dr. Naim B. Musliu, brengosëse janë dëshmitë e konstatuara se ato gjetje arkeologjike Pellazgo-Ilire, ndonëse me shumë vlerë e rëndësi, janë të regjistruara si gjetje të zbuluara nga shtete sllave që e përbëjnë rajonin e ballkanit, pavarsisht se i përkasin Kosovës e Shqipërisë!
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/01/325607586_3326655444268180_7982325380731126386_n.jpg)
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/01/333-4.jpg)
“Ironia ishte se edhe pse gjetjet arkeologjike ishin të periudhës Para Erës së Re dhe i takonin kulturës dhe popullit Pellazgo-Ilir, pothuajse në gjithë Ballkanin, shumica e tyre ishin të regjistruara sipas shteteve sllave të tanishme që kanë pushtuar Ballkanin që nga shek. VII – VIII, dhe asnjëri zbulim nuk i takon kulturës së tyre ardhacake”, ka përfunduar ai.