6.1 C
Pristina
Saturday, February 27, 2021
Home RETROSPEKTIVË Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër

Kjo fotografi është shkrepur në Londër, atje ku u përcaktuan kufijtë e shtetit shqiptar.

Ekzistojnë pak fotografi të IsmailQemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve.

Ja çfarë shkruan gazetari Ilir Ikonomi për këtë fotografi

Nuk është foto me cilësi të mirë, por na jep një ide për këto figura karizmatike.

Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier.

Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte.

Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij.

Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.

Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër. Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këto janë automjetet më gjigante në botë !(Video)

https://youtu.be/d2CjmdMP1BQ?t=49

Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse vuani nga anemia

Anemia mund t’ju bëjë të ngadalshëm dhe të nevrikosur. Edhe pse rastet dallojnë, shpeshherë anemia mund të ndërlidhet me mungesën e materieve...

”U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,..”

KANGA QË S'KUPTOHETMelodisë kombëtareU vodh kanga nga zemra e kombit,shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,këndoi ujen...

Recent Comments