6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home KURIOZITETE Kjo mund të jetë fotografia më e vjetër në botë (Foto)

Kjo mund të jetë fotografia më e vjetër në botë (Foto)

Në shikim të parë, kjo nuk duket diçka e jashtëzakonshme: Një skenë e vjetër bardhë e zi e një qyteti çuditërisht të braktisur, i ndotur nga ndonjë proces primitiv fotografik.

Por ky imazh i marrë në Paris, Francë, në vitin 1838, besohet të jetë fotografia më e vjetër, e cila deri më tash është publikuar nga ndonjë person, transmeton Telegrafi.

Në këndin e majtë të fotos shihet një person i ulur, duke ju pastruar çizmet në trotuar nga një këpucë-lustrues.

Imazhi është postuar në internet më parë, por ai fitoi një profil më të lartë, pasi ueb-faqja e lajmeve Mashable ka publikuar versionin e plotë të faqes të mërkurën, në partneritet me Retronaut, ueb-faqen e njohur me arkivin e saj të fotografive nga e kaluara.

Imazhi është marrë nga fotografi francez, Louis Daguerre, i njohur për foto-portretet e tija të para, një lloj i hershëm i fotove të prodhuara në një pjatë argjendi, ose një pjatë argjendi e mbuluar me bakër.

Fotoja shfaq bulevardin “Du Temple”, një zonë atëkohë e njohur për dyqane mode, kafene dhe teatro.

Ndërsa Joseph Nicephore Niepce, një nga partnerët e Daguerre, i cili ka përdorur një aparat fotografik të papërpunuar, ka kapur pamje nga një dritare në pronën e tij në vitin 1826 ose 1827.

Sot, kur pothuajse të gjithë kanë një aparat telefoni në xhepin e tyre dhe më shumë se 350 milionë foto ngarkohen çdo ditë në rrjetet sociale, moment historik i Daguerre duket i çuditshëm. Në vitin 2014, fotografi mund të kishte bërë vetëm një selfie. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilat shtete janë ende sot në komunizëm?

Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e...

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjë të re të mahnitshme në lidhje me ujqërit(Video)

Një projekt nga Universiteti i Minesotas, misioni i të cilit është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve, eksperimentoi me këto kafshë...

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke,...

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me...

Recent Comments