Muza e poezisë së dashurisë nga Mitrovica

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Shfaqja e rrotullës sëbashku më lirën shkojnë përshtat mendimit që shtatorja e Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzën e poezisë së dashurisë. Shtatorja është punuar sipas traditave të periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para Krishtit. I takon shekullit I apo II pas Krishtit.

Gjatë punimeve për ndërtimin kompleksit të banesave në periferi të Mitrovicës ishte gjetur rastësisht një shtatore plumbi, vepër e rëndësishme e artit, e cila veçohet për virtuozitet dhe kualitet të lartë punimi. Ruhet në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës. Paraqet shtatin e njërës nga nëntë muzat e lashtësisë. Muza është veshur më lloj fustani (kiton) të hollë e të gjatë, nën të cilin vrojtohet anatomia harmonike detajeve të bukura të trupit të femrës. Fustani i lë të zbuluar shpinën dhe anën e sipërme të gjinjve. Për shkak të gjatësisë ai është mbledhur në ije dhe mbahet më dorën e majtë, ndërsa palët e tij të modeluara bukur bien lirshëm poshtë trupit.

Virtuoziteti i artistit dhe kualitetit i lartë i punimit sidomos del në pah në trajtimin e tipareve të kokës, fytyrës ovale, ku është zënë shprehja e qetësisë shpirtërore, syve në formë bademi, vetullave në forme harku, hundës së drejtë dhe buzëve senzuale. Flokët janë ndarë në mes të kokës. Ato janë krehur sipëri veshëve dhe janë mbledhur në gërsheta në maje të kokës, ndërsa katër blenë bien në formë kaçurrelash, dy në shpinë dhe nga një në anën e përparme të krahëve. Në maje të kokës është dhënë një zgjatim cilindrik në formë të gotës, i cili është hijeshuar më motive lulesh dhe më një rozetë trekëndore.

Pesha e trupit të muzës bie në këmben e majtë, ndërsa këmba e djathë është lakuar në gju dhe tërhequr mbrapa. Mungojnë shputat e këmbëve. Shtatorja pa dyshim ka qenë pjesë dekorative e ndonjë objekti siç mund te jetë shandani, pasqyra etj. Terë boshti i saj është përshkuar me një shufër hekuri më trashësi 2mm. Më dorën e djathtë të shtrirë përpara muza mban rrotullën me tre rreshta shkronjash, të cilat nuk mund të lexohen, kurse me dorën e majtë të mbështetur në bel mban lirën.

Dy muza, Erato muza poezisë së dashurisë dhe Terpsikora muza e mbrojtjes së lojërave atribut kanë lirën. Shfaqja e rrotullës së bashku më lirën shkojnë përshtat mendimit që shtatorja e Mitrovicës ep imazhin e muzës Erato, muzën e poezisë së dashurisë. Shtatorja është punuar sipas traditave të periudhës së antikitetit të shekujve IV – I para Krishtit. I takon shekullit I apo II pas Krishtit.

Muza Erato nga Mitrovica (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

2 hours ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

2 hours ago

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të…

4 hours ago

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re…

4 hours ago

Si u vendos “taksa e parfumeve” në Shqipëri për të financuar shtypjen e librave shqip për ‘tokat e lirueme’!

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake…

4 hours ago

Misteret e shpellave të Cërkolezit të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Motivet e vizatuara, dielli, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe…

4 hours ago