Gjeçovi kur i shkruante Fishtës

BURRAT E NDRITUR TË KOMBIT

I dashtun P. Gjergj (Fishta)!
Letren tande e kam marrç n’Lezhë. E ty a t’ra n’dore tejshkrimi qe ta dergova nga “Vorri Skanderbegut”. Do të kesh pritë prej mejet lajmet e t’mledhunit t’Lezhës, po veç u da puna për faqe të zezë, s’mu dha me t’shkrue prap. Merzi e madhe kahë më binin nder mendë qellimet e ndyeta t’disave, qi mbahen dashësit e kombit, por per “intra in gandium domin ton” e qi paravenë dashëvetjen e mandej t’kombit.

Me 7 t’Vjeshtës së parë u mblodhëm në qytet t’Kruetanit të Madhnueshëm. Kahë e soditshe at shumsi shqyptarësh n’hie t’rrapit (çinarit, më pertrihej nder mend e Mbledhmja e Princave t’Shqyptaries n’kohë t’Kastriotit, tuj u lidhë me besë, për me ruejt atmen kundra turrit t’armiqvet, e kujtova, do t’na thekun n’zemer Hiet e Kastriotit e do t’u bashkoshim edhe na, do t’lidhshim besën e dashtënisë e do t’u betojshim me jetue vllaznishtë e pa perbuzë kend e pa ja vum kamben kuej. Të mjerët na se s’jena regjë e atmen e komin i majmë t’pshtetuna e t’mblueme n’zemer t’onë, rrethi i atmes asht vehtja e jonë!

Ulu dhe! Krisi zani T’Emzot Doçit e tremijë e ma shqyptarë ulun, për me veshtrue, se ç’kumt do të qitëte gojet. E. Doçi i knaqun tuj u gjetë mes gjithë atyne njerzve me sy t’ngulun kah Doçi, qi rrinte n’kambë me nji madhn, fillojë me fjalë t’kandshme me folë permi ndodhinat e jetës s’Preng Bibdodës… S’mbramit me nji flakë e zjarmi zuni me hjedhë e gadi-gadi me fluturue u tha: “Folni tash a e ban Preng Pasha, a jo! – Thoni t’gjithë, pergjegjni t’tan, e dona”. Populli me zemer, t’perziem – Po e dona. Ngjatja-Zo jetën atij, e z. s’Ate! E i bani dy-tri herësh me i porositë ato fjalë. U briti atbotë E. Doçi – Dahi ju, 12 Bajrakët, folni e më bini t’gjegjun a do t’i ndigjoni Preng Pashës, e sa e doni Preng Pashën për Regë t’punve. U çuen 12 bajrakët e u ndanë m’vedi. Tuj pamë këtë marrie, ju hulla Preng Pashës e i thashë: “Zotni, thuej të çohet edhe Zadrima e Malcija e të bajnë kuvend, mandej t’vinë edhe ata me pru gjegjen si 12 Bajrakët. Jo, briten disa…, s’kan nevojë kta m’u da, se atë t’gjegjun qi t’binë 12 Bajrakët kanë me u nejt edhe Zadrima e Malsia.

– Jeni tuj gabue, u dhashë, edhe s’bana za.
Erdhen Krenët e 12 Bajrakve e ishte e ditun se ç’t’gjegjun do t’i epshin.
U perzie puna. E. Doçi e Dom Nikaj e derdhne gojtarinë (elekuencën) e tyne, si mos kurrë, e sa me perdhunë dojshin me la dheun mbarë, e t’thuhej se e dona Preng Pashën për Regë t’Shqypnisë. E. Doçi britte: Thoni t’tanë se nuk njofim tjetër kend për regë t’ Shqypnisë posë Preng Pashën!… Kuvendi Gjeto Çoku e Ded Çoku. “Zotni i madhnueshëm ju vetë e dini, se na malsorin e gjenë në bjeshkë, se ska as dhetë vetë ktu, njimijë vetë i kam n’bjeshkë, Z. Jote ndreqi 12 Bajrakët, t’mos t’vriten e t’mos vjedhin e t’na lajnë borxhet, qi na kanë, e na si napim karar, sa si kemi njerzit ktu, e mas dy-tri javesh tash mbrrinë malsorët, e atbotë po t’a biem t’gjegjunit t’onë. Preng Pasha e njofti arsyen e Çokve, e na tha neve taljanisht, “malsorët tash na napin t’gjegjun. E. Doçi i nejt gadi Preng Pashës e me nji të turrun (porse heshtazi): “Zotni, veni mend se n’u thaç arsye, po na ngatrrohet fija e punës, qi t’thoshin se e njofin Preng Pashën për regjë t’Shqypnisë”.

Gjeto Coku atbotë i pergjigj, se fjalën e kputne s’mund ta nap pa mrritë Malcia prej bjeshket. Marka Gjo Marku, qi rrinte në kambë me mancerre, si një ushtar, permas fjalës së Gjeto Çokut briti t’madhe e i tha Preng Pashës: “A sje tuj e marrë vesht or zotni, se kto nuk t’duen”? Unë si qellova afer, ju solla Marka Gjonit e i thashë: “Kapidan s’janë gja ato fjalë”! Nuk m’pergjegji. Ju vunë Gjetës, Emzot Doçi e Nikaj, qi thotë, se e njofin Preng Pashen për reqë, kur ju pergjegji Ded Coku e u thotë, qi pa ardhë malsorët s’mun e jap fjalën, t’i ndreqi Preng Pasha 12 Bajrakët, se puna eme asht e ndrequn. Duhet me ditë, se me fjalë t’Çokajve ishte edhe Zadrima. Muer rishtaz Marka Gjoni e tha: “N’daçi, se kufinin tem s’ma lot gja, m’Dri e kam kufinin”. Kto fjalë të zeza t’Marka Gjonit ma dynden vnerin, e ju hulla unë edhe i thashë nder sy t’gjithve: “Or Kapidan na s’jena mbledhë ktu me nda kufit e Shqypnisë, por kena ardhë me pertri besën e vllazninë me Mal e Fushë. T’ishim kenë t’zot per me i dalë zot kufive t’Shqyptarisë, nuk kishim pritë me na ardhë n’Shkoder ato pesë burra, nuk kishim bajtë me na u perhedhun ato pesë bajrakët e huej n’kalan e Shkodres, por kishim ngulë Flamurin e Shqypnisë. Puna e jonë s’asht tash me da kufit, se n’kjoftë me perlim me i da kufit, kanë me ditë ato pesë burra, qi janë n’Shkoder, se ne s’na pvesin për këtë punë”. Marka Gjoni u idhnue, se i rash ndesh, m’tha: “Zotni mos ma luej gishtin”! – Unë i pergjigja, – po ta luej gishtin edhe ma pertej, e mos rri tuj luejt me dhet e me vogjlinë t’shkretë, mos perbuz kend! Edhe u kput fjala.

Tashi erdhen Bajrakët e Pukës, kta i pergjigjen Pashës, qi shka t’ thotë z Jote e çdo urdhen e presim për dorë të Ipeshkvit tonë, t’cillit ja kemi dhan besën me ndej urt, dhe mos me ba punë të liga. E. Doçi, si n’perbuzun e suell shpinen, e Preng Pasha u pergjegj, edhe me çdo punë qi t’kem, bashkë me Ipeshkvin e ndreqi e ju shikoni nevojat. E. Doçi u a priti. “Kallzoni ju a po doni me njoft Preng Pashën për regjë të Shqypnisë!. Krenët i pergjegjën: “Na njofim Ipeshkvin e Preng Pashën n’past fjalë me ne, t’na çojnë permjet dore t’Ipeshkvit. S’u pelqej ky t’gjegjun.

Kçira, i thanë Krenët e Pukës, na ka dalë doret. Dona, qi Kçira t’rrie me 7 Bajrakët e Pukës, sikurse asht kenë gjithë herë”. Prenga u tha: “Po Kçira me ju Bajrakët do t’shkojë”. Krenët i thanë: “Na Kçiren e dona, e nuk e dona, se asht e 7 Bajrakëve, se na ka marrë nderën Ipeshkvit tonë”. Don Ndoc Nikaj si gjeluc kcej e duel ka ishin mledhë Kçirasit, kthej edhe tha, se kçirasit i bijen perpara Ipeshkvit, edhe per shka fola i shtrohen pengjet. E. Koleci tha: “Mbasi a pervum Kçira, të vinë ktu e t’lypin t’falun”! Advokati Nikaj u kervesh mas shpinet t’Emzot Kolecit tuj dashtë me thanë, se teper ishte tuj lyp. – Atbotë u ndez fjala; Puka s’donte me ditë për kurrnji urdhen t’Pashës, po s’u çote permjet t’Ipeshkvit. U trazue E. Daçi, Nikaj e Preng Pasha u lshue n’fjalë tuj u thanë Krenve t’Pukës: “Kputni qafen tek e mbramja, se masi s’po doni ju mue, as un s’ju due, mjaftë kam 12 Bajrakët e mi. Foli, etj. etj.

Kur atje ketu marrin e japin duel n’kam Begu i Lezhës, e permasi i tha Zadrimis me nji t’perbuzun, se s’due me ndej me ty, po po njitem me 12 Bajrakët. Ju hulla unë Mano Begut e i thaçë: “Zotnija jote je i biri i Mehmet Begut”!. Aj. Po Zotni. – Ju jeni t’dalun prej Larjet. Ai – Po zotni. Unë – Kah duel sod ky bajrak i Lezhës? Ai. – Ka kenë gjithëherë. Unë – Sa vend perfshin ky bajrak? Ai – Rraboshtën, Murqinë, Rrazen e malit me Pdhanë e Zejmen. Unë, – Në ç’gjygje jeni kanë gjygjue? Ai. – Me sherjat, se nuk na ka pas lanë Turkija me shkue me Kanun. Unë. – Mje tashi kena pasë ditë, se janë kater Bajrakët e Malsisë s’Lezhës e jo pesë. E ku shkote ky Bajrak me ba dava? Ai. – M’Saraj t’Lezhës. Unë. – Zadrima ku ka pasë ba davatë e veta? Ai. – N’Saraj t’Lezhës. Unë. – Pra, pse do me u da sod prej Zadrimet, masi t’mirat e t’kqiat i keni pasë mbarë s’bashkut. Mano Begu-Mano Beg i thashë, ti pse dahesh sod prej Zadrimet, a puna jote, porse vyen me folë me nder e me njerzi, se mos me perbuz Zadrimen, se shka ka pasë takue Zadrimës me hjekë edhe Lezhën e ka pasë moter. Etj.

Çohet Hysni Curri, nipi i Bajram Currit e briti: “T’perpushet kush t’donë me u perpushë, krejt Shqypnija e don edhe e njef Preng Pashën per Princ Shqypnijet. E mue më bijshin nder mend fjalët e Bajram Currit, i cilli tuj kalue nepër Gomsiqe e perpjetë kah Puka e kishin pasë pvetë, a asht pa me Preng Pashën? Ky u kishte pergjigj: “Me Preng Pashën jam pa, pat shkue bimbash e ka kthye n’Shqypni yzbash”. etj.

Me 13. IX. 913, kaloi ktu pari nji suhari shqyptar prej atyne qi janë veshë n’Shkoder me emnin Sadik Jetishi prej katuneve t’Pejës, i cilli kishte pasë kenë kahë Puka per me shtegtue do letra Bajram Currit e Riza Beg Gjakovës (R. Kryeziut), t’cillët gjinden n’Krasniqe e n’Bytyç. Kje ktu te unë e m’tha, se e kishe dergu Admirali -merret vesht i Hinglizit – per me pa si shkojnë punët t’ona, n’kto anë, edhe m’tha, se kishte pasë urdhnin e Admiralit me lypë nji dorë prej mejet, se ka kalue neper Gomsiqe. Unë i thashë a e ke ket urdhen me shkrim prej Admiralit? Ai m’pergjegji, se nuk e kishte me shkrim, por me gojë.

Fal me shendet Admiralit, i thashë, edhe i thuej, se më tha Frati i Gomsiqes, qi s’t njof se kush je, e po deshte, qi t’u nap dorë suharive qi kalojn ksajt pari, due qi t’ma bini doren me t’pesë Admiralat, atbotë kam me ditë se a puna me themel.
U lodha P. Gjergj, sa prej të nxetit e nuk mujta me shikue stolinë e shkrimit, as t’rreshtimit e sa mos t’thuesh se s’ta çova nji lajm dosido prej Mbledhjes s’Lezhës u vuna e ta shkarravita ket letër.

Shndet nga zemra
i yti
ASK Gjeçovi.

Gomsiqe 19. IX. 913. /Konica.al /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

13 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

13 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

14 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

14 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

14 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

14 hours ago