PËRSHTYPJET E KËSHILLTARIT TË TIJ HEBRE

Ibrahim Manzur Efendi (1778-1826) ishte një hebre nga Strasburgu emri i vërtetë i të cilit është Samson Cerfbeer de Medelsheim. Nipi i Cerfberr de Medelsheim (politikan gjatë Revolucionit Francez), ai bëri një jetë aventureske, duke ndryshuar emrin e tij disa herë dhe duke u konvertuar në Islam pasi u martua me një grua turke në Stamboll.

Ka qënë oficer në ushtrinë e Bonapartit në 1798; ishte antibonapartist dhe u dënua me burg, u arratis nga burgu në 1802 dhe shkoi në Stamboll ku në 1802 u vu në shërbim të ushtrisë osmane. Në 1813 ai u bashkua me ushtrinë boshnjake për të luftuar trupat serbe.

Pas disa peripecive në Evropë e Ballkan përfundoi këshillar ushtarak në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në 1814. Ai gjithashtu qëndroi në Austri, Vestfalinë dhe Napoli.

Ai u kthye në Francë në 1819, botoi kujtime për Greqinë dhe Shqipërinë gjatë qeverisë së Ali Pashës, para se të vintë në Paris dhe të kryente vetëvrasje më 1826.

Vepra e tij “Kujtime për Greqinë dhe Shqipërinë” na jep informacione për jetën e veprimtarinë e Ali Pashës dhe për gjendjen politike e social-ekonomike të krahinave të Shqipërisë Jugore të asaj kohe dhe për tiparet etnografke të kësaj zone.

Ai mban qëndrim kritik ndaj mënyrës së qeverisjes së Ali Pashës.

Marrë nga libri i A.Pangos dhe S. Kostës. /Konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here