Kalaja e Zveçanit është ndërtuar në një kupë vullkanike të shuar në veri të qyteti të Mitrovicës, në një lartësi mbidetare rreth 740 metra. /InforCulture.info

Kalaja ka përballë luginën e lumit Ibër dhe qytetin e Mitrovicës ndërsa në të majtë të saj ka minierën e Trepçës. Lashtësia e saj ende nuk është evidentuar sa duhet, ndërsa për herë të parë përmendët në shekullin e 10-të si fortesë e Perandorit Bullgar Simeon I (893-927).

Kalaja e Zveçanit besohet se qysh në antikitet e deri vonë ishte shkatrruar dhe rindertuar disa herë. Ajo përmbanë gjurmë të shumta të lashtësisë dardane, e më pas gjurmë të perandorisë romake dhe bizantine. Për shkaqe politike mirë të ditura në Kosovë, në Kalanë e Zveçanit asnjëher nuk është gjurmaur sa duhet që të ndritet sa më shumë historia e saj.

Në rrethinë të qytetit të Mitrovicës përkatësisht në Shalë të Bajgorës tregohen shumë legjenda të ndryshme për kalanë, e njëra ndërto thot se: ..dikur herët në lashtësi, kishte qenë një burrë i cili menjher pas martesës së tij kishte shkuar të punojë në ndërtimin (rindërtimin) e Kalasë së Zveçanit. Pas shkuarjes së tij atje, në shtëpinë e tij i kishte lindur djalë. Puna në kala ishte aq e gjatë dhe e mundimshme sa që babi nuk kishte arritur asnjherë ta takoj djalin e tij. Ndërsa djali pasi që ishtë rritur rreth ç5 vjeq kishte filluar të interesohet për babain e tij dhe vendos të shkoj ta kërkoj.

Djali pasi që arrinë në vendin ku bësheshin punimet fillon të pyes për babain e tij duke e kërkuar në emër dhe mbiemër. Duke kërkuar hasë në babain e tij pa e ditur se është ai dhe e pyet. Burri që ishtë duke punuar kur merr vesh se ishte djali i tij ai që po e kërkonte e godet me copë shkëombi në kokë dhe e mbyt djalin e tij. Thuhet se arsyeja e mbytjes ishte që babai nuk kishte dëshirë që biri i tij të i përjetonte mundimet dhe vuajtjet e mëdha sic i kishte përjetuar ai gjatë punës në kala.

Ka edhe shumë legjenda të ngjashme që tregojnë për lidhjen e shqiptarve me Kalanë e Zveçanit, që janë përcjellur nëpër breza. Kalaja e Zveçanit edhe sot e kësajë dite pret një studim dhe hulumtim të mirëfillt.

Më poshtë InforCulture sjellë një fotografi interesante të hyrje-daljes sekrete të kalasë në vendin e quajtur Zagraxhë, që është përdorur në raste të ndryshme luftrash për largim të popullatës. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here