Ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm” tashmë është kthyer për publikun kryeqytetas,shkruan InforCulture.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram ,faqja Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.

Në njoftim sqarohet se ekspozita kushtuar librave të ndaluar për publikun gjatë komunizmit është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Ekspozita e veçantë kushtuar temës së librave të ndaluar për publikun gjatë komunizmit është realizuar nga bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe me Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.

Krahas ekspozimit të librave të ndaluar ekspozita skicon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore mbi ndalimin e qarkullimi të librave të caktuar, fshirjen e emrave të redaktorëve apo përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e autorëve të shpallur si armiq të regjimit.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti, Drejtori i Përgjithshëm i Akivave dr. Ardit Bido, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” Znj. Etleva Demollari.

Ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm” e cila do të qëndrojë e hapur për dy javë për vizitorët vjen në kuadër të “Muajit të Bibliotekës” e iniciuar nga Ministria e Kulturës.

Ju ftojmë ta vizitoni në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” e të njihni nga afër këtë të shkuar të errët të komunizmit në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here