Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Perëndia unike ilire e mjekësisë nga Kosova

Haxhi MEHMETAJ

Jupiteri me epitetin propulsator, që në gjuhen shqipe do të thotë parandalues shfaqet për herë të parë në Dardani, në Bajskë të Vushtrrisë. Parandalonte sëmundjet dhe epidemitë.Kur po bënim kërkime arkeologjike në Komunën e Vushtrrisë, në fshatin Bajskë, brenda një vendbanimi më shtresime që nga bronzi i vonë e deri në mesjetë, të njohur më toponimin “Seishtë”, zbuluam një altar votiv më mbishkrim latin.

Altari ndodhej në absidën kishës Kisha e Vogël, ku ishte vendosur më bazë lartë e kokë poshtë për tu përdorur si shtyllëz për mbajtjen e tryezës së shenjtë të altarit kishës. Ka përmasa 98 x 47 x 36cm dhe është punuar në mermer. Ai ka qenë i dëmtuar pjesërisht në bazament dhe anën e pasme të trupit, mbase për tu përshtatur në përdorim dytësor në kishë. Fillimisht ka qenë i punuar dhe lëmuar në të gjitha anët, ndërsa baza dhe kurora janë profilizuar.

Në fushën mbishkrimore ( 56 x 36cm) më shkronja të cekëta të madhësive 4.5 – 5.5cm është distribuuar mbishkrimi në shtatë rreshta (fig.1). Shkronjat në të shumtën e rasteve janë zbukuruar me serife. Për shkak të cektësisë ka të ngjarë që ato të kenë qenë të ngjyrosura. Ligaturat në përdorim: UL dhe AT ne rreshtin e dytë, në rreshtin e tretë ET, në rreshtin e katërt TA dhe në rreshtin e gjashtë LIS.Mbishkrimi është ky: IOM/PROPULSATORI/ETCETERISDIS/DETABUSQVE/C. VARIUS/MARTIALISS/C.V.Transkriptohet: I(ovi) O(ptimo) M(aximo)/propulsatori/et ceteris(qve) dis/detabusqve/ C. Varius/Martialiss/ C(lasisimo) V (iro). Altari i kushtohet Jupiterit me epitetin propulsator dhe perëndive të tjera emri i të cilëve nuk epet në mbishkrim nga C. Varius Martialissi i cili kishte pozitë të rëndësishme në hierarkinë shoqërore pasi qe mbante titullin clarissimo viro. Jupiteri është dëshmuar edhe më parë në Dardani, madje si njeri nder kultet më të adhuruara. Ndeshet vetëm apo në bashkësi më perënditë e perëndeshat tjera të panteonit romak, siç janë junona, Minerva etj.

Poashtu Jupiteri në Dardani, në Bllacë të Shkupit (Skupit) ndeshet në bashkësi me perënditë ilire, Dracconin e Dracennën, më perëndinë ilire Tato në Kleçkë të Lipjanit dhe Bulesavc të Serbisë. Altarë kushtuar Jupiterit në bashkësi më hyjnitë tjera (et ceterisqve deabusqve), të identifikuara si perëndi vendëse, janë gjetur në territorin e Municipit DD në Soçanicë të Mitrovicës, në Banjë të Pazarit të Ri etj. Jupiteri në Drenicë (Turiqec të Skenderajt) adhurohej sëbashku më gjeniun e vendeve ilire (Genio loci Illyrici). Po në Dardani Jupiteri adhurohej edhe me epitetet e perëndive ilire paternus dhe depulsor.

Me epitetin paternus veçanërisht adhurohej në treve e Naisit(Nishit), ndërsa me epitetin depulsor (mbrojtës), shfaqet në Ulpianë dhe Nais. Ndërsa Jupiteri me epitetin propulsator, që në gjuhen shqipe do të thotë parandalues shfaqet për herë të parë në Dardani, në Banjskë të Vushtrrisë dhe për aq sa kemi në të dhëna nuk ndeshet deri me tani askund tjetër në territoret e Perandorisë Romake. Vendbanimi nga e ka origjinën altari shtrihet pranë burimit të ujit termal, temperatura e ujit të cilit as në dimër nuk zbret nën 18 % C. Nisur nga tradita ku tempujt Asklepit, hyjit të mjekësisë, ngriheshin pranë burimeve të ujit termal, lumenjve dhe përrenjve, mendojmë që Jupiter propulsatorin nën Iterpretatio Romana do identifikuar me perëndinë dardane të mjekësisë i cili parandalonte sëmundjet dhe epidemitë. Altari i takon gjysmës së dytë të shek. II apo fillimit të shek. III pas Krishtit. /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

7 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

7 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

7 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

8 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

8 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

8 hours ago