Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Beteja e Çanakkalas, aty ku u vranë 25 mijë shqiptarë në shërbim të perandorive të huaja

Beteja e Çanakkalas, aty ku u vranë 25 mijë shqiptarë në shërbim të perandorive të tjera.
U vranë në një luftë mbrojtëse por, jo për një kauzë kombëtare shqiptare, megjithëse trimëria dhe roli madhor në këto beteja vlenë të përmendet, shkruan MekuliPress.com.
Kjo luftë ishte komanduar nga Mustafa Kemal, i lindur në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare.

Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi. Kjo ishte një nga betejat më të medha në luftën e parë botërore. Nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria Turke me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Ushtrija turke numëronte rreth 250.000 ushtarë, ndërsa kampi tjetër rreth 450.000. Në fund të betejës, Turqia fiton. Rreth 280,000 veta vdiqën për shkak të kësaj lufte.

“Babai i Turqisë” moderne Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin e 19 të redifëve shqiptarë musliman që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si nga: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Prizreni, Vlora, Elbasani etj. Ku e kalonte numrin prej 25.000 “ushtarëve vullnetar.”

Problem për Qemal Ataturkun ishte clirimi Çanakalase që ishte e zaptuar nga anglezet dhe rusët. Ai mblodhi gjeneralet më të zotë dhe u kërkoi një plan brenda për 5 ditëve.

Gjeneralët posa morën detyrën u konsultuan me vartësit e tyre oficerë.
Mirëpo në kuriozitetet e botës është një fakt: ” Gjenerali më i ri në botë ka qenë shqiptar, nga Kuci i Kurveleshit, Jonuz Rustem Mejdiaj.

Rustemi emigroi në Stamboll me fëmijët. Jonuzi ishte 13 vjec kur la fshatin e lindjes. Mbaroi shkollën unike, dhe u regjistrua në shkollën ushtarake . Mbaroi dhe u gradua Toger. Kur gjenerali tij foli për 5 ditë afat që i duhej, Jonuzi bëri nji plan të detajuar vetë ….dhe ja dhuron Gjeneralit.

Kur Qemali i pa gjith planet, pyeti se kush e ka bërë këtë plan? Gjenerali i tregoj të vërtetën se ishte një toger që e kishte hartuar planin. Ai urdhëroi që mu ky plan të përdoret e të komandohet për sulmin nga vetë Ai ..!
Filloi sulmi, Ruset thyhen, shumë të vrarë, por dhe te plagosur. Ne ate moment jepet urdheri nga Qemal Ataturk se Jonuz togeri fitimtar gradohet Gjeneral.

Populli feston fitoren, ngrene Jonuzin ne duar lartë duke brohoritur, mirepo aty një oficer rus, i plagosur, nga afer ngre doren dhe me pistolet qellon Jonuzin.

Heroi Shqiptar per Turqine vdes.

Kenga me pas i vihet nga Kurveleshasit e tij ……
— ” Ne ate luften evropiane ,
nji djale nga Shqiperia ,
Cliroi Canakalane ,
Gjeneral e ben Turqia ,
Titullin hero ja dhane
por iku per vehte te tija ,
Vane e lajmin babes ja dhane ,
” Cfare do ti Rustem efendia ?
Une sdua para per djalè
Po ta marre historia .
^______________________
Nje Shqiptar qe ka kaluar ne Canakala ( arsye pune) ne vitin 1982 deshmon se ka qene busti i heroit Jonuz R.Mejdia .

Në këtë betejë, thuhet se u vranë rreth 500 mijë ushtarë, ku gati gjysma i përkasin Turqisë dhe gjysma tjetër i përkasin Aleancës së Antantës (Franca, Anglia, Australia dhe Zelanda e Re). Por, burimet historike flasin se nga Perandoria otomane mbetën të vrarë 56.643 ushtarë dhe të plagosur 107.007 ushtarë. Kurse të humbur-burgosur ishin 11.178 ushtarë. Nuk përfshihet këtu numri i të sëmurëve nga sëmundje të ndryshme. Në këtë betejë, morën pjesë edhe rreth 35 mijë shqiptarë.
Por, nuk thuhet se si u mobilizuan ushtarët shqiptarë, të cilët tashmë jetonin në Turqi. Nuk mund të përjashtohet edhe mundësia që ata u mobilizuan me dhunë kundër dëshirës së tyre! Ose mund të bëhet fjalë edhe për ushtarë mercenarë!

Historiani turk Ebubekir Sefouglu shpreh çudinë se “Ishte Shqipëria që u çlirua nga Turqia në vitin 1912 dhe nga ana tjetër ishin po ata shqiptarë që shkuan në vitin 1915 në Turqi për të luftuar në betejën e Çanakalase”!

Në fakt, shqiptarët nuk shkuan të shpëtojnë Turqinë symbyllurazi, pasi ata ndodheshin tashmë në Turqi “falë” deportimeve serbo-malazeze. Pasi akoma edhe sot nuk ka dalë në dritë asnjë dokument, i cili të vërtetojë që të jenë nisur trupa të rregullta nga Shqipëria për të luftuar për Turqinë! Ndërsa rastet e veçanta, mund të jenë një përjashtim dhe jo një rregull.


Bën çudi edhe një fakt tjetër. Në varrezat e shqiptarëve, shkruhet vetëm emri i vendit të origjinës së tyre, por jo emri i tyre! Por, kjo çudi nuk vërehet në varrëzat e ushtarëve turq!

Nëse në varrezat e të rënëve shqiptarë, gjen vetëm emrat e zonave të prejardhjes së tyre shqiptare, ky fakt tregon vetëm origjinën e tyre, por jo se ata u nisën prej këtyre trevave shqiptare apostafat për të luftuar për atdheun e tyre Turqinë!

Nuk duhet harruar edhe Lufta e Spanjës në vitin 1936, ku morën pjesë vullnetarë nga shtete të ndryshme të botës. Por, asnjëri prej tyre nuk e konsideronte Spanjën si atdheun e vet!

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

12 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

13 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

13 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

13 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

13 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

13 hours ago